Reperi Drake tregoi solidaritet me protestuesit në të gjithë vendin, duke iu dhuruar një shumë të madhe parash. 33 vjeçari përmes një postim në Instagram ka treguar një faturë prej 100.000 mijë dollarë për protestuesit të dëmtuar.
Fillimisht u postua një faturë për dhurimin e 400.000 dollarëve, bashkë me tekst-shkruesin Mustafa në fondin Kombëtar të Bail Out. ‘Kings My Toronto,‘ shkroi Mustafa, duke etiketuar Drake dhe kolegun e tij Canadian ‘The Weeknd’.
Ai e ndoqi postimin duke dhuruar 100,000 dollarë, megjithëse jo 400,000 dollarë siç kishte sugjeruar fillimisht Mustafa.
Fondet e shpëtimit janë mbledhur në të gjithë vendin për të ndihmuar protestuesit e arrestuar të dalin nga burgu, ku rreziku i tyre për kontraktim të koronavirusit është rritur ndjeshëm.