Akuzohen për krime të rënda/ OFL u kërkon 4 personave deklarimin e burimeve të pasurive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar kërkesa për deklarim pasurie 4 shtetasve në Tiranë e Kavajë.

Në një njoftim për mediat OFL bën me dije se shtetasve Ylli Murati, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”; Spartak Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”; Blendi Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; dhe Emiliano Tasho., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” u është kërkuar që brenda 48 orëve të deklarojnë burimet e pasurive.

Njoftimi i OFL-së:

OFL, 3 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Y. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– E. T., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Lexo edhe :  ‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV