Ish-ambasadori Mal Berisha: Lobe antishqiptare pranë diplomatëve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Mal Berisha ka hedhuri akuza shumë të forta ndaj diplomatëve të huaj në Tiranë. Këtë deklaratë të fortë Berisha e bëri në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”. Sipas tij në vite e fundit ka lobe antishqiptare që kanë ndikuar te diplomatët e huaj që të ndjekin një linjë jo në interes të Shqipërisë të vendit dhe demokracisë. Madje sipas tij në këtë lobin ka financime të parave për të arritur qëllimin.

-Zoti Ambasador, si ka mundësi që Shqipëria u mbush me kanabis dhe asnjë ambasador nuk dha asnjë deklaratë? Çfarë ka ndodhur?

-Unë personalisht, nëse pyetem si Mal Berisha, nuk e shoh fare me vend që përfaqësuesit e vendeve tona aleate heshtin ndaj atyre gjërave të tmerrshme që ndodhin kundër popullit shqiptar.

-Pse duhet të heshtin?

-Këtë duhet t’ua bëni pyetje atyre. Por unë konstatoj që në ditën më të keqe të kanabizimit të Shqipërisë, Saimir Tahiri bënte paradat më madhështore me “Policinë që duam”. Policia që donim ne në atë kohë ishte policia që ruante të gjitha parcelat.

-Diplomatët e huaj pse nuk reagonin? Faktori ndërkombëtar?

-Unë këtë nuk mund ta them.

-Ju duhet të dini këtë…

-Unë mendoj që principet e demokracisë, nuk janë hartuar bazuar mbi interesa lobesh. Principet e demokracisë amerikane i kanë shënuar baballarët e atij kombi që janë Ëashington-i, Jefferson-i e me rradhë dhe ata kanë vendosur disa shina jashtë të cilave nuk del dot jashtë demokracia amerikane. Ky ishte modeli në të cilën u hartua demokracia shqiptare. Po çfarë ndodh? Brenda një trungu të bukur të një peme rritet një lloj kërpudhe e cila është një bimë parazite. Në trupin e demokracive perëndimore që na drejtojnë ne, rriten lobe që marrin para nga taksat tona. Puna është se cilët nga këta mjeshtrat tanë të manipulimit të ndërgjegjies sonë politike dhe të drejtës sonë, ka më shumë shanse për t’u lidhur me lobin që kërkon para dhe ka lidhje më të larta në hierarkinë e shteteve.

Lexo edhe :  Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

-Mund ta shpjegoni më qartë?

-Atje nga vijnë këta diplomatë , brenda shtabeve që drejtojnë këta, ka njerëz të cilët janë influencer, lobet e të cilave nuk janë në zyrat e shtetit  amerikan, janë në hotelet pranë zyrave të cilat, kanë aftësinë të penetrojnë te njeriu që i njeh nëpërmjet mjeteve jo të ndershme, dhe me para të ndyra që vijnë nga Shqipëria.  Janë njerëz brenda administratës të cilët i mbajnë këta duke iu tërhequr telat./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/u9_H31nJGPg

Të fundit

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Lajme të tjera

Web TV