Sportistët përfitojnë pension të posaçëm, Meta dekreton ligjin e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e një tjetër ligji të qeverisë.

Kreu i shtetit ka dekretuar shtesën e bërë në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ku në përfitimin e pensionit të posaçëm nga shteti përfshihet dhe kategoria e sportistëve të dalluar.

Sipas njoftimit nga Presidenca, kreu i shteit mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497
Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

/E.B./Fjala.al

Të fundit

Berlini, Parisi dhe Roma i shkruajnë Albin Kurtit: Po rrezikoni antarësimin

Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj...

Projekti më i finalizuar në vitin 2023/ Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për...

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për shkak të kontributeve të ulëta...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

Lajme të tjera

Web TV