Vijon rritja e infektimeve me Covid në Maqedoninë e Veriut, 120 raste të reja në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 120 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e larta e regjistruar që nga shpërthimi i Covid në vend.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 2.611, nga të cilët 1.621 janë shëruar ndërsa vazhdojnë të jenë aktivë 843.

Sipas të dhënave të institutit të Shëndetit Publik, në këtë shtet janë regjistruar dy viktima nga qyteti i Tetovës duke e çuar numrin e përgjithshëm e të vdekurve në 147.

Prej tyre, 37 janë në Shkup, 25 në Tetovë, 24 në Kumanovë, 20 në Strugë, 10 në Veles, ndërsa në qytetet tjera numri i viktimave është më i vogël se 10.

Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që nga dita e enjte të rikthehen masat e ndalimit të plotë lëvizjeve në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip.

Në këto qytete ndalimi i lëvizjes do të nisë nga ora 21:00 deri të hënën në orën 05:00, ndërsa në qytetet tjera do të ketë regjim më të lehtë të ndalimit të lëvizjes./r.g/fjala.al

Të fundit

Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan,  Ministër i Jashtëm i...

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming. Në fishkëllimën...

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak për të rrethuar qytetin e...

Lajme të tjera

Web TV