Konsumoni 2 kivi në ditë, bëjnë mrekulli për të parandaluar këtë sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, të njohura si sëmundjet ‘periodontale’, duhet të konsumoni të paktën dy kivi në ditë.

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Pizës, i cili fitoi edhe çmimin “HM Goldman 2017”, të dhënë nga “Società italiana di Parodontologia e Implantologia”. Autori shkencor është Filippo Graziani, profesor i departamentit të patologjisë kirurgjikale.

“Në këtë studim janë testuar dy grupe pacientësh,” – shpjegon Graziani. Ky studim thekson edhe njëherë rolin e frutave, por konkretisht nëse hani 2 kivi në ditë, për parandalimin e sëmundjes periodontale.

Kjo praktikë ka rezultuar me një reduktim të ndjeshëm të gjakderdhjes nga dhëmbët te pacientët, në krahasim me ata që nuk morën këtë numër frutash dhe duke vazhduar kështu me zakonet e tyre të të ngrënit.

Studiuesit shpjegojnë se efekti përfitues i frutit të kivit është akoma më i madh në fazën parandaluese të sëmundjes periodontale (i cili konsiston në pastrimin e rrënjës së mishrave).

Duke marrë kivi, sipas autorit, ndihmoni në reduktimin e inflamacionit të mishrave dhe të dhëmbëve, por gjithsesi, pa harruar edhe efektin që kanë trajtimet e ndryshme, që janë të nevojshme në rast të përkeqësimit të sëmundjes.

Të fundit

Paga mesatare arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve

Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen...

Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën, populli po zgjedh një parlament të ri. Pak më...

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, ja një nga simptomat e para

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një...

Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO, gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të kryebashkikaut të Tiranës, Erion Veliaj. Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të...

Sherr në kryeqytet/ 4 vajza konfliktohen me gruan 37-vjeçare, përfundojnë në polici

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për procedim penal në gjendje të lirë ndaj katër vajzave të reja, të cilat u përfshinë...

Lajme të tjera

Web TV