FOTO/ Me truproje, Luana Vjollca më e fuqishmja mes VIP-ave në marshimin kundër përdhunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës, Abaz Dogu, dhe disa djem të tjerë në Babrru ka sjellë reagimin e shoqërisë civile, e cila të enjten mbajti një protestë për më shumë se dy orë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Reagimi në lidhje me ngjarjen e rëndë është organizuar në rrjetet sociale, ndërkohë që në këtë marshim morën pjesë nga VIP-at, te qytetarët e thjeshtë.

Mes qytetarëve dhe aktivistëve u panë në shesh personazhet e njohura si: Aurela Gaçe, Era Rusi, Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Eli Fara, Rudina Dembacaj, Rozana Radi, Armina Mevlani, Luana Vjollca, Marina Vjollca, Ardi Asllani, Jonida Maliqi, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Fjodora Fjora, Aulona Musta, Irma Libohova, Lei Kraja, Alban Skënderaj, Bora Zemani, Dojna Mema; deputetet e opozitës së re parlamentare: Rudina Hajdari, Halit Valteri, si dhe ish-deputetet Grida Duma, Floida Kërpaçi etj.

Që prej konstatimit të rastit dhe bërjes së tij publik në media, figura të njohura janë solidarizuar duke kërkuar thirrjen e një marshimi, ku mori pjesë edhe vetë babai i vajzës së përdhunuar.

Ditën e djeshme, ai zbuloi edhe një fakt shokues, duke thënë se ishte në hasmëri me gjashtë persona, të cilët e kërcënonin se do ta vrisnin. E në këtë marshim VIP-ash, që me praninë e tyre ngritën zërin nga këtij skandali, diferencën e bëri prezantuesja Luana Vjollca, e cila ra në sy për luksin e saj, nga veshja e deri te truproja që e shoqëronte.

Ndërkohë, të nesërmen ajo postoi në “Instagram” setin e ri të fotove ku pozon si Marilyn Monroe, me statusin “Unë jam vajzë”, në mbështetje të kauzës. Këto foto të reja erdhën pasi pozoi për revistën e njohur turke “Modda”, duke i kaluar kufijtë e Shqipërisë sa i takon famës. Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca me reperin e njohur, Getoar Selimi.

Por tashmë, motra më e vogël Vjollca është në dilemë, për faktin se me kriteret që janë vendosur nga qeveria për organizimin e dasmave nga 23 qershori, të ftuarit e famshëm nuk do të kënaqen si duhet. Ndër të tjera, ka dhe një problem tjetër që e bën Luanën dhe të fejuarin e saj biznesmen të jenë në dilemë për shtyrjen e martesës.

Problemi është se ata janë supersticiozë dhe nuk do të donin që të lidhnin kurorë në një vit me numër tek, siç do jetë 2021- shi. Edhe pse kanë vite të fejuar, ata ende nuk kanë dale publikisht si çift, pasi ia kanë lënë ekskluzivitetin e fotove bashkë ditës së dasmës. Vendimin për t’u martuar e morën për shkak të distancës fizike, pasi dihet që Krenari jeton në Prishtinë dhe Luana në Tiranë, e kjo largësi ua vështirëson paksa jetën sepse u duhet të udhëtojnë një herë njëri dhe një herë tjetri për t’u takuar.

Gjatë periudhës së karantinës, Luana nuk mungoi me pozat e saj në rrjetet sociale, ku tregoi mënyrën si po e kalonte karantinën larg ekranit. Nga marrja e rrezeve të diellit në verandë te ndonjë shëtitje pranë shtëpisë, ishin rutinat e saj gjatë javëve të izolimi, deri në pritje të rikthimit në punë me projektin e saj të ri.

Sa i përket programit, moderatorja ka vendosur këtë herë të heqë dorë nga VIP-at, pasi po përgatitet për një projekt të ri televiziv, me çifte të panjohura. Po le të ndalojmë pak te standardi i lartë i jetës që ka arritur të ketë Luana, për të cilin ra në sy dhe në këtë marshim VIP-ash, pasi ishte e vetmja vajzë ekrani që shoqërohej nga një truprojë.

Lexo edhe :  FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

PASURIMI I LUANA VJOLLCËS NË KOHË REKORD, ROLI I TË DASHURIT MENAXHER

Miqtë flasin se Luana Vjollca arriti t’i fuqizojë financat në kohë rekord, në sajë të partnerit të saj, menaxherit Krenar Çoçaj. Ata kanë katër vite bashkë dhe asnjëherë nuk kanë publikuar një foto ku të tregojnë dashurinë e tyre, por në media nuk kanë munguar foto të secilit në destinacione luksoze. Përveç televizionit, ajo këto vite ka provuar tregun e muzikës, ku shfaqet në xhirime e rrethuar nga anëtarët e stafit që kujdesen për të, si një diva që fiton miliona.

Kujtojmë që, Luana Vjollca përveç këngëve solo ka publikuar edhe duete me emra që kanë shumë ftesa për koncerte, duke filluar nga kunati i saj, Getoar Selimi dhe deri te Bujar Qamili apo Dani. Duket se bashkëpunimi i Luanës si këngëtare amatore me këngëtarë profesionistë ishte dhe strategjia e sugjeruar nga i dashuri i saj menaxher, Krenari, për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës.

Krenar Çoçaj, i cili më parë arriti të fuste në treg ish-të dashurën Dafina Zeqiri, me sa duket i di ca sekrete se si t’i bëjë protagoniste në biznesin e muzikës partneret e tij. Kështu që, kur ai e mori në menaxhim Luanën, përveçse realizon klipe më shpesh se këngëtarët e njohur, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme, duke vendosur dhe një çmim të lartë.

Miqtë e afërt tregojnë se ajo ia ka dalë të fitojë shumë para, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika dhe fustanet e shitura nga biznesi i ri. Vitin e kaluar, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht për pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata.

Gati dy vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, Luana dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova e pranuan deri diku verën e kaluar publikisht në “Instagram”, me një shkëmbim komentesh të nxehta. Përveç lidhjes, të dy kanë pasur si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor me klipe dhe koncerte.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, reperit Getoar Selimi, u hodhën më 10 korrik të para tri viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata tashmë janë fejuar dhe Krenari kudo e prezanton si nusen e tij./Panoramaplus.al

Të fundit

Rama fton të rinjtë në Forcat e Armatosura, afati deri më 31 Mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave te Armatosura. Teksa...

Çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës?

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për Zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i...

Qeveria miraton listën e re me barnat e rimbursura, ja sa medikamente shtohen

Në mbledhjen e kësaj të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e barnave të rimbursuara me masën e mbulimit të çmimit të tyre. Vendimi...

SPAK i ka tmerruar të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i një qeverie që e kthen të gjithë administratën në strategjinë shtetërore është një aktivitet antikombëtar, sepse kjo lloj administrate urren...

“Na dal Jezusi shqiptar”/ Deda plas keq ndaj Gjestit: Mungesa e shkollimit bën të veten

Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa u surprizua nga një dhuratë, një bluzë e stampuar me figura të njohura të historisë shqiptare, Gjesti bëri një deklaratë...

Lajme të tjera

Web TV