“Do rikuperojmë 870 shtëpi”, Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Allmuça në Baldushk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka dhënë sot çelësat e banesës së re familjes së Xhemal Allmuçës, në Baldushk, pas dëmtimit që banesa e tyre kishte marrë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Veliaj, i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.

“Kam parë fotografitë e shtëpisë në shtator, pas tërmetit të parë. Por, dëgjova edhe historinë nga nënë Bajamja, sesi i kishte nxjerrë fëmijët, nipat e mbesat nga rrënojat e një shtëpie të ndërtuar me gurë e baltë, një ndërtim primitiv që nuk i bëri ballë as të parit, le më tërmetit të dytë. Jam shumë i lumtur që Xhemali dhe nënë Bajamja kanë sot një shtëpi të re, falë Rudinës dhe skuadrës së saj”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se tashmë do të fillojë rikuperimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.

“Do të transformohet e gjithë zona, duke shtuar edhe shtëpitë e reja që do të bëjmë për shkak të tërmetit të nëntorit. Do të rikuperojmë 870 shtëpi të dëmtuara”, tha ai.

Më tej ai shtoi se për projektin e rindërtimit të banesave monofamiljare janë kualifikuar 7 kompani, ndërkohë që më pas do të fillojë puna pa humbur kohë edhe për pallatet.

“Do nënshkruajmë kontratat me 7 kompanitë që janë kualifikuar dhe secilit do i japim nga një fshat; pra, një kompanie shtëpitë për Baldushkun, tjetrës Ndroqin, Pezën, njësitë e Tiranës, e kështu me radhë. Besoj se do t’i rikuperojmë në një kohë rekord, brenda këtij viti, të gjitha shtëpitë individuale në zonat rurale të Tiranës. Më pas do të marrim kohën për të vijuar me pallatet”, tha ai.

Lexo edhe :  Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj

Erion Veliaj tha se ka besim se nëse do të vijohet me këtë frymë bashkëpunimi, ditët më të mira janë përpara për Tiranën.

“Frymën që kemi ngjizur nga tërmetet dhe pandemia, kur u bëmë disi më solidarë, më të njerëzishëm me njëri-tjetrin, nuk dua ta humbasim; nuk dua të kthehemi tek historitë e vjetra ku i nxirrnim sytë njeri-tjetrit për çdo punë, por të ruajmë këtë frymë që na lidhi bashkë në momentet e fatkeqësisë. Nëse vazhdojmë me këtë mirësi e bashkëpunim, Tirana do shohë vetëm ditë të bardha”, theksoi ai.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo...

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni...

Gazetarja zbulon EMRAT:Kush janë `kolegët socialistë` në të njëjtin burg me Erion Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit enkas për...

Euro në ‘vend numëro’, bie paundi; mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 16 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë. Franga...

Vranësira e temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet...

Lajme të tjera

Web TV