Rinovimi i patentës, afati dhe tarifa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e mjeteve që duan të rinovojnë lejen e drejtimit të mjetit
për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të leje-drejtimit,
duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të
cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.

Qytetari, me kërkesë pranë
DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, mund të pajiset me leje-drejtimi të
përkohshme menjëherë, me afat vlefshmërie 30 ditë.

Dokumentacioni dhe tarifat

Pasi të kenë kaluar 30 ditë dhe leje-drejtimi i humbur ose i vjedhur
nuk është gjetur ose kthyer, i interesuari kërkon dublikatin e
leje-drejtimit, duke paraqitur pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin
dokumentet:
1.Kërkesën për kryerje shërbimi
2.Vërtetimin e denoncimit për humbje, vjedhje apo shkatërrim të
leje-drejtimit; ose leje-drejtimin e përkohshme;
3.Dokument identifikimi të vlefshëm dhe fotokopjen përkatëse. Karta e
identitetit ose pasaporta (për shtetasit e huaj) verifikohet dhe i
kthehet qytetarit; (Për shtetasit e huaj Leja e qëndrimit duhet të
jetë brenda afateve të vlefshmërisë);
4.Deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative, model D/DPA
(për rastet kur nuk është pajisur me leje-drejtimi të përkohshme);
5. Mandat pagesën prej 3500 lekë të tarifës së shërbimit për
leje-drejtimi (kartoni);
6. Nëse leje-drejtimin do të tërheqë një person tjetër, plotëson një
deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do tërheqë leje-drejtimin
si dhe dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;
7. Nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së
drejtimit” 1 foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;

Për më tepër nëse leje-drejtimit të humbur, vjedhur apo shkatërruar i
ka mbaruar afati i vlefshmërisë

Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore
për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo
më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës.

Lexo edhe :  Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi
elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në leje-drejtimi.
Leje-drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të
Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi.

 

fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV