Shpërthimi i Ibsen Elezit: Bashkëpunëtorë të Sigurimit në kryesinë e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi është një figurë që u bë shumë publike në prill 2018 në Kuvendin Kombëtar  të PD. Në fjalimin e mbajtur ai vuri  gishtin për problemet në PD. Por kjo i solli largimin nga strukturat e kësaj partie. Ndërkohë Ibsen Elezi duket sikur e vijon aty ku e ka lënë në një intervistë të gjatë në emisonin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për grupin mediatik “FJALA”. Elezi shpërthen në akuza të rënda për një pjesë në drejtuesve në PD ku më e rëndësishme është akuza për disa anëtarë kryesorë si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

-Janë të akuzuar dhe për bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit një pjesë e anëtarësisë.

-Kjo është shumë e rëndë, të lutem na e argumento.

-Këta e kanë detyrim statuor që në momentin që janë në pozicione drejtuese të shkojnë të kërkojnë të kërkojnë dokumentin e  verifikimit të pastrimit të figurës. Nuk realizohet kjo. Pse?

-Ju jeni duke thënë që në Kryesinë e PD ka persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit?

-Të jesh i sigurtë. Edmond Spahon e kanë akuzuar publikisht, në rrjetet sociale, kudo.

-Në rrjetet sociale mund të të akuzojnë dhe ty.

-Këtu nuk bëhet fjalë për një akuzë dosido. Këtu bëhet fjalë për një akuzë konkrete dhe për një detyrim që e ka. Këtu ka të bëjë me opinionin që krijohet për nënkryetarin e PD, i kanë përmendur emrin dhe pseudonimin. Ja imponon rregulli. E ke statuore. Është akuzuar thashë, nuk thashë ka qenë. Është akuzuar dhe nuk shkon të pastrojë figurën.  Po të më akuzosh mua për një diçka unë do shkoj do pastroj figurën./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/9zYpsi9-Hj0

Të fundit

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Lajme të tjera

Web TV