Policia e Korçës ka vënë në pranga drejtuesin e “Benzit” që përplasi fugonin e Postës Shqiptare sot në afërsi të fshatit Bulgarec, Korçë dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i saj.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi N. S., 29 vjeç, banues në Korçë.
“Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.” thuhet në njoftimin e policisë. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Kristi Plluska.
Mbi 29-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./E.B./Fjala.al