Akuza për evazion fiskal, dënohet modelja e njohur dhe nëna e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja izraelite Bar Refaeli thotë se ka rënë dakord që të paguajë shumën 4.8 milionë dollarë dhe të punojë për disa muaj në shërbim të komunitetit, pas padisë të ngritur ndaj saj për mashtrim dhe evazion fiskal.

35 vjeçarja, e cila më herët ka qënë në një lidhje me Leonardo di Caprio, do të duhet të punojë 9 muaj në shërbim komunitar si dhe do të paguajë 750 mijë dollarë gjobë, bashkë me 2.8 milionë dollarë taksa të papaguara, të cilat duhet tja rimbursojë shtetit.

Ndërsa e ëma e saj, Tzipi Refaeli, që njihet si agjentja e të bijës, është gjobitur po ashtu me 750 mijë dollarë por do të duhet të kryejë edhe dënimin me 16 muaj burg. Nënë e bijë janë akuzuar për fshehje të të ardhurave dhe shtëpinë e modeles nga viti 2009 deri në 2012, për të shmangur pagesën e taksave mbi 7.2 milionë dollarë të ardhura, plus dhurata e të ardhura të tjera, të gjitha të padeklaruara.

Ngjarjet u bënë publike dhe për të dyja nisi hetimi në vitin 2016, kur Tzipi u arrestua për fshehje të të ardhurave. Në atë kohë, modelja ishte në një lidhje me aktorin Di Caprio. Para gjykatës, Refaeli u justifikua me faktin se për pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Izrael, mqs ka shtetësinë izraelite, duke e përjashtuar veten nga skema e sigurimeve në SHBA.

Ajo tha se në 2009 ka jetuar 2185 ditë në Izrael dhe 135 ditë në 2010. Ajo tentoi më pas të bllokojë deklarimin e fitimeve të saj por gjykata zbuloi përmes autoriteteve se në këto dy vite, Bar Refaeli ka fituar plot 1.8 dhe 1.7 milionë dollarë, nga kontratat e saj si modele, shuma të cilat duhej ti kishte deklaruar. Bar Refaeli njihet në mbarë botën si modele ndërsa vitin e shkuar asaj ju besua prezantimi i festivalit të muzikës Eurosong, mbajtur në vendlindjen e saj Tel Aviv./E.B./Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV