Telashe për modelen e famshme e cila duket se aktualisht nuk po jeton ditët e saj më të mira.
Një gjykatë izraelite e ka dënuar me nëntë muaj shërbim komunitar, modelen e famshme Bar Refaeli. Ndërsa nënën e saj e kanë dënuar me 16 muaj burg, pasi që të dyja akuzohen për evazion fiskal, pasi në vitet 2009- 2012 nuk kanë deklaruar të ardhurat.
Mediat e huaja shkruajnë se 35-vjeçarja dhe nëna e saj u dënuan në korrik për vepra penale të shmangies së pagimit të taksave mbi të ardhurat afër 10 milionë dollarë, në një çështje që sulmoi emrin e ikonës kombëtare të dashur.
Sipas një ujdie për pranimin e fajësisë nga gjykata, të dyja u urdhëruan gjithashtu të paguanin një gjobë prej 1.5 milion dollarë mbi milionat e taksave që i detyroheshin shtetit. Zipi Refaeli është vendosur të fillojë vuajtjen e dënimit me burg javën e ardhshme. Ru. Do/ Fjala.al