Dy persona janë vënë në pranga në Fier gjatë një operacioni ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Italisë. Operacioni i quajtur “Car Sharing”, ka vënë në pranga Klevis Çelën 34 vjeç dhe Shpat Zeqon 35 vjeç, të dy nga Karbunara e Lushnjës.
Gjatë operacionit të ditës së sotme, u arrestuan dy persona në Fier dhe 3 në Itali, edhe ata shqiptarë nga Durrësi me banim të përkohshëm në shtetin fqinj.
Prej pak vitesh ata merreshin me tregimin e lëndëve narkotike kryesisht në rajonin e Toskanës në Itali./Fjala.al/k.b