FOTO/Ndërron jetë këngëtarja e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare këngëtarja Bonnie Pointer, e njohur si një nga artistet e grupit “Pointer Sisters”. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare shkak për vdekjen ka qenë një arrest kardiak

“Është shumë e vështirë që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sister se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes. Familja jonë është e shkatërruar, në emër të vëllezërve dhe motrave të mia dhe të gjithë familjes Pointer, ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë”, tha Anita Pointer.

Anita përmendi që Bonnie ishte ‘shoqja më e mirë’, duke thënë se ‘kurrë nuk kishin pasur luftë në jetën e tyre’. “Ajo ka filluar të më mungoj që tani, do ta shoh përsëri një ditë”, vazhdoi ajo.

Bonnie dhe motrat e saj arritën famë të madhe në vitet e ’70 dhe ’80 me hitet e tyre si: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love). ‘The Pointer Sisters’ kanë fituar tre ‘Grammy’ dhe ka fituar dhjetë nominime./E.B./Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV