32 mijë maturantë testuan dijet në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë: I vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plotë 32 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të dytë të maturës shtetërore, përkatësisht atij të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë.

Provimi nisi në  orën 10:00 dhe në bazë të protokollit anti covid ai zgjati 2 orë.

Në përmbajtje testi kishte 60 pyetje. Ndryshe nga vitet e tjera, teza nuk përmbante zhvillimin e një eseje por vetëm pyetje me alternativa.

Edhe gjatë këtij provimi u zbatuan masat anti-Covid, duke mos u lejuar më shumë se 15 persona në klasë, ndërkohë që nuk u shënuan raste të dyshuara për Covid.

Provimi i radhës është ai i matematikës i cili do të mbahet të hënën në 15 qershor.

Nisur nga situata e pandemisë së koronavirusit edhe korrigjimi i testeve do të bëhet në mënyrë elektronike.

Fatmirësisht edhe këtë të enjte salla Covid nuk është përdorur, pasi nuk ka pasur asnjë maturantë me temperaturë mbi 37.5.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV