Agjenti shqiptar Fali Ramadani drejton “fijet” e merkatos së Milan

Agjenti nga trevat shqiptare në Maqedoninë e veriut, por që ka krijuar prej dekadash kompaninë e tij në Gjermani, po punon për një akord pa shumë sforcime.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Milan me ndikim të fortë ballkanas do të jetë ai në sezonin e ardhshëm, pak rëndësi ka nëse do të jetë apo jo Ralf Rangnick në stol. Trajneri gjerman ka diktuar kushtet e tij, por në të vërtetë është një agjent shqiptar që po drejton politikat, sidomos me lojtarë tërheqë.

Një nga pikat e forta do të jetë Ante Rebic, me ose pa Rangnick, me sulmuesin kroat që ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te kuqezinjtë edhe për kampionatin tjetër. Agjenti i tij, shqiptari Fali Ramadani ka marrë “frenat” e kuqezinjve dhe po negocion veç sulmuesit dalmat, edhe me me Luka Jovic të Real Madrid i cili mbetet një objektiv për Milanin. Formula është studiuar, por problemi mbetet paga. Agjenti nga trevat shqiptare në Maqedoninë e veriut, por që ka krijuar prej dekadash kompaninë e tij në Gjermani, po punon për një akord pa shumë sforcime.

Rebic, me një hua dy-vjeçare nga Eintracht Frankfurt, do të mbetet pa probleme te  Milanin edhe në sezonin e ardhshëm dhe në strategjitë e tregut të filtruara nga selia e kquezinjve, ka vullnet për një dyshe ballkanase me Joviç. njohja e tij personale me shqiptarin Fali ramadani, po ndihmon tratativat.

Sulmuesi serb nuk e ka bindur Real Madridin megjithë investimin e madh dhe pas sjelljes më të fundit kontroverse gjatë ndalesës për koronavirus, një festë me “barbecue”  edhe pse raportoi se kishte dëmtim, tani do të largohet. Milionat në këtë fazë janë të rëndësishëm, por Milani po studion një zgjidhje që mund të tërheqë Realin: Një hua dy-vjeçare me të drejtën dhe jo detyrimin, për të ta blerë.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV