Babai i neurokirurgjisë dhe anestezisti revolucionar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harvey Cushing dhe Bjorn Ibsen, mjekët revolucionarë që me anë të teknologjisë modernizuan repartet e kujdesit intensiv në mbarë botën.

Para viteve ’30 shumë prej njerëzve që kryen operacione të ndërlikuara vdiqën shpejt pas kësaj. Një kirurg i talentuar bëri megjithatë një ndryshim të thjeshtë, por drastik, i cili e shndërroi kujdesin shëndetësor.

Harvey Cushing ishte kirurgu më i shkëlqyer i trurit në brezin e tij. Pacientët e adhuronin atë, duke e përshkruar si të kujdesshëm dhe të sjellshëm. Por, ai e mbajti stafin e tij në një gjendje të përhershme terrori.

Cushing ishte intolerant ndaj gabimeve dhe mund të ishte i ftohtë, i ashpër dhe ngacmues. Më 15 prill 1931, Cushing kreu operacionin e tij të 2000-të të tumorit të trurit në spitalin Peter Bent Brigham në Boston, Massachusetts.

Pacientja ishte 31-vjeçarja Ida Herskowitz, e cila ishte diagnostifikuar me një tumor që po i shkaktonte dhimbje koke të forta dhe gradualisht po shkatërronte shikimin e saj.  Gjatë disa orëve Cushing punoi me durim, përpikmëri dhe metodologji.

Ai punoi në trurin e saj të ekspozuar, duke mbërthyer enët e gjakut dhe duke prerë butësisht indin për të rikthyer shikimin e saj. Në spital Cushing uli vdekshmërinë në 8%. “Ai njihet si babai i neurokirurgjisë”, thotë Dennis Spencer, profesori i Harvey-t.

“Ai ishte i përkushtuar ndaj pacientëve të tij, si dhe për shndërrimin e operacionit të kokës në një specialitet të vërtetë.” Në një kohë para antibiotikëve, dhe rrezikut të përhershëm të infeksionit bakterial që vriste këdo që shkonte nën thikë, Cushing operonte me një pastërti të rreptë.

Ai vishte doreza dhe një maskë, duke bërë gjithçka të mundte për të sterilizuar plagën dhe për të zvogëluar mundësinë e infeksionit. Cushing kujdesej për pacientët e tij edhe pasi ai kishte mbaruar operacionet, sidomos në periudhën kur pacientët kishin rrezik më të madh të vdisnin. Ai shpesh kujdesej për plagët e tyre, duke u siguruar që të mos rrezikoheshin nga infeksionet.

Cushing prezantoi sisteme të rrepta vëzhgimi dhe mbajtje të regjistrave, përdorimin e parë të gjerë të rrezeve x, si dhe monitorimin e presionit të gjakut. “I gjithë reparti i Cushing-ut ishte më shumë si një njësi e kujdesit intensiv”, shpjegon Spencer.

“Infermierët dhe stafi i ri kirurgjikal e dinin që nëse çarçafët nuk shtriheshin siç duhet, veshja nuk ishte e pastër ose pacienti po ankohej, ata do të ishin në telashe.” Reparti i Cushing kishte pak lidhje me njësitë e kujdesit intensiv sot – ku pacientët janë të rrethuar nga sensorë dhe monitorues – por koncepti ishte i ngjashëm. Ndërsa operacionet u bënë më komplekse gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet ’50 me, për shembull, operacionin e parë të zemrës së hapur – kujdesi pionier i Cushing-ut pas operacionit u bë i përhapur, duke kursyer jetë të panumërta.

Në gusht të vitit 1952, spitali Blegdam në kryeqytetin danez, Kopenhagë, u mposht nga qindra pacientë të sëmurë rëndë me poliomielit. Por forma e hershme e kujdesit intensiv të specialistëve nga Cushing-u  ishte për operacione të planifikuara, jo për trauma apo sëmundje.

Në gjysmën e parë të shekullit XX, pothuajse çdo vit, dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën u infektuan nga poliomieliti. Virusi tentoi të godiste gjatë verës, duke synuar fëmijët dhe duke çuar fillimisht në simptoma të ngjashme me gripin.

Në raste më serioze, ai vazhdoi të sulmojë sistemin nervor, duke i paralizuar viktimat dhe duke i bërë të paaftë për të marrë frymë. Ata që mbijetuan shpesh përfunduan me aftësi të kufizuara të përhershme ose vështirësi në frymëmarrje.

Trajtimi i vetëm në dispozicion ishte një sistem mekanik i frymëmarrjes, i njohur si një mushkëri e hekurt. Pacientët shtriheshin brenda pajisjes që përngjante me arkivolin, me kokën e zgjatur në krye. Duke gjeneruar një vakum brenda zorrës, makina provokonte zgjerimin e mushkërive. Një sistem alternativ, i njohur si “guaskë ventilator”, përdori një shtresë të ngjashme me kube të mbështjellë në gjoksin e pacientit për të ndihmuar në zgjerimin dhe tkurrjen e mushkërive.

Në tërë Kopenhagën kishte vetëm një mushkëri hekuri, gjashtë “guaska ventilatorë”, dhe 316 pacientë që kishin nevojë për trajtim. “Ishte një situatë dëshpëruese”, thotë Fiona Kelly, një këshilltare në mjekësinë e kujdesit intensiv në spitalin Royal United, Angli.  Mjeku kryesor në spital thirri një takim urgjent për të gjetur një zgjidhje.

Lexo edhe :  Programi për gruan, Berisha: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

Anestezisti Bjorn Ibsen sugjeroi që në vend që të provokonin zgjerimin e gjoksit, të kalonin ajrin direkt në mushkëri me një tub. Qindra mjekë, studentë të mjekësisë dhe stomatologjisë u kujdesën pikërisht për këtë gjë, si dhe për monitorimin e pacientëve.

Por shtytja e një tubi përmes gojës në trake ishte shumë e pakëndshme që pacientët të duronin për periudha të gjata dhe të realizueshme vetëm kur anestezoheshin. Ibsen propozoi përdorimin e teknikës relativisht të re të trakeostomisë. Kjo përfshinte prerjen e një vrime të vogël në qafë, pak poshtë laringut, dhe futjen e një tubi direkt në mushkëri. Ky tub ishte ngjitur në një qese të thjeshtë gome, e cila mund të pompohej me dorë.

“Një trakeostomi nuk është aspak e dhimbshme, një pacient mund të jetë zgjuar dhe komunikues”, thotë Kelly. Strategjia e Ibsen-it shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish dhe çoi në spitalin që themeloi njësinë e parë në botë të kujdesit intensive (ICU), me një repart të përkushtuar dhe staf infermierësh. Por kujdesi intensiv nuk është vetëm ideja e një reparti të veçantë brenda një spitali, por një parim për mënyrën e përkujdesjes kundrejt pacientëve me sëmundje kritike.

“Kujdesi intensiv është një specialitet i pavarur mjekësor”, thotë thotë Daniele Bryden, zv.dekane e Fakultetit të Mjekësisë Inteligjente në Mbretërinë e Bashkuar. “Pra, nuk është vetëm një vend, bëhet fjalë për një paketë të tërë të kujdesit dhe një etos të tërë të ofrimit të kujdesit për një person.” Inovacioni i Ibsen-it fitoi terren gradualisht në të gjithë botën. Kombinuar me risitë në kujdesin pas operacionit (Cushing), bëri që shumë spitale të mëdha të ndërtojnë njësi të specializuara.

Spitalet krijuan “reparte shoku”, duke bashkuar teknologji dhe specialistë, infermierë, farmacistë, mjekë dhe anestezistë – për të trajtuar pacientët me sëmundje të rënda. Në 1971, Dennis Spencer ndihmoi në shndërrimin e një pjese të një reparti kirurgjikal në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin Yale New Haven në Connecticut.

“Hymë brenda fundjavës, lyem muret dhe futëm pesë shtretër. Atëherë filluam të stërvitnim infermierë që t’u kushtonin vëmendje të veçantë gjërave që ishin të nevojshme për pacientët me lëndim të palcës kurrizore”, thotë Spencer.  Sot, spitalet më të mëdha mund të kenë disa njësi të ndryshme të kujdesit intensiv për të menaxhuar një sërë kushtesh – nga simptoma të rënda të COVID-19 deri te plagët me armë, goditje apo ndërlikime kirurgjikale.

“Ndiej se ne jemi qendra e spitalit”, thotë Kelly. “I marrim pacientët më të sëmurë në të gjitha orët e ditës dhe natës dhe është e mahnitshme të shohësh pacientë që mendonim se nuk do të mbijetonin kurrë.” Në Mbretërinë e Bashkuar mbijetojnë tre të katërtat e njerëzve që hyjnë në repartet e kujdesit intensiv. Por është e rëndësishme të merret parasysh gjithashtu se çfarë ndodh kur njerëzit shkarkohen. “Personat që kanë qenë në kujdes intensiv kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ky është një aspekt i rëndësishëm”, thotë Bryden.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mbijetesën, por bëhet fjalë për cilësinë e jetës.” Cushing ishte i pari që prezantoi teknologji siç është monitorimi i presionit të gjakut, dhe, sot, teknologjia është në zemër të reparteve moderne të kujdesit intensiv. Por pasi pacientët janë rrethuar me gjithnjë e më shumë makina, siç janë ventilatorët, monitorët e zemrës dhe sensorët për shenja jetike, siç janë temperatura dhe oksigjeni në gjak, ka pasur komplikime të reja.

“Numri i madh i sondave dhe makinave tani u jep mjekëve shumë të dhëna”, thotë Spencer. “Ajo që vjen më pas është përdorimi i mësimit të makinerisë për të zhvilluar algoritme në mënyrë që të merren dhe bashkohen të gjitha informacionet e ndryshme për të thënë diçka – kjo është e ardhmja e njësive të kujdesit intensiv.”

Ajo që filloi me një kirurg obsesiv dhe të vështirë, i cili reagoi shpejt ndaj një pandemie, ka ndryshuar fytyrën e mjekësisë. “Ndikimi i asaj që ata krijuan nuk mund të përcaktohet”, thotë Kelly. “Ne u kemi borxh këtyre pionierëve gjithçka.”

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Rama rinis takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e mbetur të qarqeve. Takimet “kokë më kokë” nisën...

Vlorë, rezervimet nisin që në mars për sezonin veror

VLORË-  Ky sezon turistik në Vlorë pritet të jetë një nga më të ngarkuarit, pasi interesimet dhe prenotimet kanë nisur më herët se vitet e...

Erdhi Iftari në Prizren! Besimtari hedh çdo ditë fishekzjarre gjatë muajit të Ramazanit

PRIZREN- Në Prizren ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazani po kalon në një atmosferë të veçantë. Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur...

Britanikët ‘fikin çunat e Londrës’,sjellin skanera për të dedektuar stërlinat e fshehura

Agjencitë ligjzbatuese kundra krimit të organizuar në MB gjithmonë kanë shprehur shqetësimin për kalimin e parave të drogës nga grupe kriminale shqiptare drejt vendit...

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur

Për shkak të një gabimi që prindërit bëjnë kur trajtojnë një hundë të bllokuar te fëmijët, kjo simptomë në fakt zgjat më shumë Prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV