Firmoset nga Conte/ Kupa e Italisë nis sot me ndeshjen Juve-Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, 12 qershor 2020, do të rikthehet ndeshja e parë e futbollit në Itali pas një pauze rreth 3-mujore nga pandemia e koronavirusit.

Kryeministri i vendit fqinj Giuseppe Conte ka firmosur rifillimin e ndeshjeve dhe takimi i parë që do të luhet është ai midis Juventus dhe Milan, që do të luhet në orën 21:45, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Federata Italiane e Futbollit kishte propozuar që Kupa e Italisë të luhej dhe të përfundonte edicionin e saj përpara rifillimit të Seria A, e cila pritet të rifillojë  më 20 qershor.

Përpara zyrtarizmit të ndeshjes Juve-Milan, datat 12 dhe 13 qershor ishin zgjedhur si më të përshtatshmet për luajtur gjysmëfinalet e kthimit Juve-Milan dhe Napoli-Inter, por për këtë nevojitej heqja e kufizimit përpara datës 15 qershor.

Conte tha dje se ngjarjet sportive me interes të lartë kombëtar do të rifillojnë që nga datat 12 qershor, pra sot.

“Duke nisur nga 12 qershori 2020, eventet sportive të njohura si interes kombëtar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, Komitati Paraolimpik Italian dhe federatat respektive, janë të lejuara që të zhvillohen në ambient të hapur dhe me dyer të mbyllura duke respektuar protokollet e dala nga vetë federatat sportive kombëtare”,-thuhet në dekretin e firmosur nga Kryeministri italian.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV