Këshilli Politik, disa ditë negociatat për reformën zgjedhore i zhvilloi te rezidenca e ambasadës amerikane, ku diplomatët e huaj kanë bërë rolin e negociatorit.
Njëri prej anëtarëve të Këshillit Politik, ka treguar gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” se çfarë ushqimesh konsumonin në “tokën e amerikanëve”. Sipas Gjiknurit gjatë negociatave ata janë ushqyer vetëm me sandiuç dhe me ujë.
“Kishte sanduiç me ton, me vezë, me sallam. Kishte lloj-lloj sanduiçësh. Ishin kuzhunier të ambasadës, por dinin të gatuanin dhe ushqime të vendeve të ndryshme. Ishin sanduiç shumë të shijshëm dhe kemi pirë vetëm ujë. Hëngrëm drekë e darkë bashkë”, u shpreh Gjiknuri.
Gjatë bisedës ai është pyetur dhe nëse ka pasur kafe apo ëmbëlsira, dhe tha se kishte shumë gjëra por nuk i kishte parë me rëndësi pasi ka qenë i përqendruar tek negociatat.
“Kishte dhe kafe, kishte dhe ëmbëlsira të ndryshme. Se ata kanë një njëri që kujdeset për ushqimin, kanë shërbimet e tyre për stafin e rezistencës”, u shpreh deputeti./En.Br./Fjala.al