LAJM I FUNDIT/ Konfirmohen 31 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 31 persona. Nga këto 8 raste janë regjistruar në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Deri në këto momente totali i të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 1416 të  infektuar.

Në përditësimin e situatës Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 71-vjeçar nga Durrësi.

Ndërsa aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Njoftimi i plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 31 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit

Një humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për respektimin e masave

Dr. Eugena Tomini

Insituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Lexo edhe :  Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)

Testime totale 19862

Raste pozitive 1416

Raste të shëruara 1034

Raste Aktive 346

Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 199

Shkodër 45

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 15

Pukë 7

Lushnje 6

Vlorë 6

Elbasan 3

Mat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa...

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore, të atyre...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Nga nesër mbyllet Tik Tok-u, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Report Tv zbardh shkresën e AKEP Shkresa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...

Lajme të tjera

Web TV