58 raste të reja në Kosovë/Kryeministri i ri paralajmëron rikthim të kufizimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se edhe Kosova do ti rikthehet kufizimeve. 58 infektime të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke shtyrë autoritetet të paralajmërojnë më rikthim të masave të izolimit nëse nuk zbatohen rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Fjala e plotë

“Sot, nga informatat që kemi marrë nga Instituti, situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve”.

Avdullah Hoti.Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se gjatë kësaj jave është shënuar rritje e numrit të rasteve, gjë që, sipas tij, është shqetësuese. Siç thuhet, gjatë ditëve të fundit ka shfaqje të infektimeve mes punonjësve të institucioneve, si posta, korporata energjetike e Kosovës, galeria e arteve, institucioneve bankare, shëndetësore, kompani tregtare dhe biznese private.

Ramadani njoftoi se instituti, së bashku me ministrinë e shëndetësisë kanë hartuar një fletëpalosje me udhëzime se si duhet të sillen biznese të ndryshme dhe qytetarët për të mos e përhapur më tej koronavirusin. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon 1,384, ndërsa viktimat janë 31.

 

 

Bo.Ba/fjala.

Të fundit

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Lajme të tjera

Web TV