Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dhimitër Gjoka: Jeta ime, nga ekrani në një libër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si folës është ana e dukshme e ekranit. Si regjisor je prapa kuintave. Unë kam ecur paralelisht. Në regji kam bërë që nga Rubrika Sportive, lajmet, dokumentarë, telereportazhe e deri te spektaklet

Nga Leonard Veizi

Pas siglës 10-sekondëshe, herë me glob që rrotullohet e herë me shirita që kryqëzohen e shpalosin një slogan, busti i tij mbush ekranin e televizorit në një nevojë të përnatshme e të pashtershme për të ditur se ç’ndodh përreth dhe pak më tej: “Po japim lajmet”. Përballja është e përditshme, e butë, e njëtrajtshme, inatçore, e mërzitshme deri në marrëzi. E, megjithatë, ai është aty, i pamërzitur, i pavrenjtur dhe krejt i paqortueshëm, por shumë miqësor me të gjithë ata që ndjekin çdo grimasë të tij përmes ekranit shumëpolësh, por që ai nuk mund t’i shohë dot nga gryka optike e kamerës së studios. Ai është aty, dhe ka qenë qysh më parë, te “Revista Televizive”, “Edicioni informativ” apo thjesht “Lajmet”. Dhe, pa dyshim, është më i njohur se presidenti i Republikës, kreu i qeverisë dhe ai i Bashkisë, sepse është ai që për 45 vite me radhë, ka transmetuar për ne lajmet e ditës, ato që ka përgatitur redaksia me montazhierë, operatorë e gazetarët në terren. Dhe për të gjithë punën e madhe të 45 viteve në ekran, por edhe për jetën e tij përtej ekranit, ai ka menduar të bëjë një libër. Për më tej, Dhimitër Gjoka, regjisor në profesion dhe folësi më i dashur për publikun e lajmeve, për lexuesit e gazetës “Fjala”, tregon disa detaje nga libri ende i padalë në treg, e që ka për fabul jetën e tij dhe punën e përbashkët me kolegët e Radio Televizionit Shqiptar.

Libri që nuk ka dalë ende nga shtypi është libri juaj i katërt. Çfarë përmban ai?

Është një libër autobiografik. E shkrova vetë. Them e shkrova vetë, sepse mund të kisha abonuar dhe dikë tjetër për ta shkruar. Por vetëm kur e bën vetë një gjë të tillë, merr më tepër ndjesinë e të shkruarit dhe të hedhurit të shpirtit në letrën e bardhë. I përjeton më mirë ngjarjet, sepse ke të bësh me një ndjesi ndryshe. Prandaj nuk ia besoja dikujt tjetër të shkruante biografinë time.

Përse kjo autobiografi në këtë kohë?

Mendova që ajo të dilte pikërisht, me rastin e 60-vjetorit të Televizionit Shqiptar. Unë vetë kam një jetë 45-vjeçare nëpër televizione. Mendova që në këtë sinkron të hedh në letër gjithë ecurinë time në Radio dhe Televizion. Besoj se është diçka interesante.

Kapitulli i parë i librit, nga e keni filluar?

Nga fëmijëria. Me ndjesinë e prindërve të mi, të gjyshërve të mi që u munduan të më fusnin në rrjedhën e artit, duke më detyruar të lexoja romane, tregime, të mësoja poezi të autorëve të ndryshëm, përveç atyre që bënim në shkollë. Kështu që shpesh herë në fillore apo në 8-vjeçare m’u dha mundësia që dhe të recitoja nëpër evente të ndryshme. Në shkollë të mesme gjithashtu interpretoja në teatër. Deri në vitet e gjimnazit pata një aktivitet të gjallë artistik, në të cilin falë pasionit dhe përkushtimit të njerëzve që më rrethonin e më dhanë krahë, unë them se arrita rezultate.

Pas kësaj vazhduat me Institutin e Arteve…?

Instituti doli si nevojë e mëvonshme. Në çastin që unë dëshiroja të shkoja në shkollë të lartë, nuk m’u dha kjo mundësi. Ishte koha kur nëse kishte një vëlla apo motër më të madhe në shkollë të lartë, nuk e merrje këtë të drejtë edhe po të ishe me rezultate shumë të mira. Kështu që u detyrova të shkoja ushtar. Për kohën, unë kisha një biografi të mirë. Por dhe biografia, me sa duket, ashtu siç të ngre edhe të ul ndonjëherë. Në rastin konkret mua nuk më vlejti, sepse shkollën s’e bëra dot në kohën e duhur, por bëra tre vjet ushtri. Pikërisht atëherë më kishte përfshirë pesimizmi.

Ku e kryet shërbimin e detyrueshëm ushtarak?

Pata fatin të isha në regjimentin e helikopterëve në Farkë. Shumë shpejt edhe në ushtri u hapën dritare për mua. U bënë festivale teatrosh midis regjimenteve. U njoha me shumë personalitete. Pata fatin të punoja me Marie Logorecin si regjisore. Më pas pata fatin që të merrja pjesë në një konkurs për spikerim në RadioTirana. Nga të gjithë pjesëmarrësit unë arrita të marr një vlerësim të madh. Edhe pse ushtar, vija në Radio Tirana si bashkëpunëtor i jashtëm. M’u besua mikrofoni. M’u besuan shumë emisione. M’u besua revista radiofonike e mbrëmjes. Njoha shumë yje të mikrofonit, që ishin profesionistë të Radio Tiranës siç ishin Piro Noti, Elsa Xhaji, Meropi Mathia, Liljana Meçani, Vera Zheji. Njoha shumë gazetarë, njoha Agron Çobanin etj. Njoha regjisorë si Xhelil Aliu. Njoha shumë teknikë e montazhierë. Dhe kjo më mbrujti e më mbajti gjallë në tre vitet e ushtrisë.

Dhe pas ushtrisë…?

Pas ushtrisë në një farë mënyrë u detyrova të konkurroja në Institutin e Lartë të Arteve. Kuptohet ky nuk ishte më një vendim i Komitetit Ekzekutiv që të jepte të drejtën e studimeve, por ky ishte një konkurrim. Shkova në konkurs me ndjesinë që, nëse fitoja, do të kisha të drejtën të bëja dhe shkollën e lartë. Konkurrova, fitova, madje u vlerësova shumë mirë. Pas kësaj nga Radio kalova në Televizion, megjithëse nuk u shkëputa nga radio.

Ku u emëruat pasi përfunduat studimet?

Pasi mbarova Institutin e Arteve u emërova si regjisor në Teatrin Popullor. Por televizioni doli më i fortë si institucion dhe mbeti pezull ëndrra ime për skenën që të isha dhe regjisor dhe aktor e që të isha bashkë me korifenjtë e artit. Kisha menduar dhe se çfarë do të vija në skenë për mbrojtur diplomën. Mirëpo fati nuk më la ta ushtroja profesionin e regjisorit në Teatër dhe një fuqi madhore si politika bënë që unë të vazhdoja punën në Televizion. Unë ngaqë kisha filluar në prej kohësh në Televizion isha bërë dikushi, isha bërë një autoritet ekrani, dhe teleshikuesi më donte. Drejtuesit e institucionit kishin respekt dhe simpati për mua duke thënë: “Na erdhi një zë si i Kiço Fotiadhit”. Pra, për drejtuesit ishte një zbulim i madh. Ndërsa unë kërkoja zbulimin në Teatrin Popullor. Doja të bëhesha një regjisor i skenës.

Lexo edhe :  Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri

Në 45 vite punë, çfarë u ka dhënë Televizioni?

Televizioni më dha një sadisfaksion, më dha njohje, më ka dhënë vlerësim. Por më dha dhe shumë dritare të cilat unë fillova t’i hapja një e nga një. Nisa të ngjisja shkallët e po vlerësohesha me çmime kombëtare. Këto ishin privilegjet që kisha si njeri publik në Televizion, krahas me Teatrin.

Shumë njerëz ju njohin si folës. Ndërkohë jeni regjisor. Çfarë keni sjellë në anën e padukshme të punës suaj?

Njohja si folës është ana e dukshme e ekranit. Si regjisor je prapa kuintave. Unë kam ecur paralelisht, sepse në televizion nuk mund të jesh vetëm në një profil. Në regji kam bërë që nga Rubrika Sportive, lajmet, dokumentarë, telereportazhe e deri te spektaklet.

Si e vlerësoni rolin e regjisë televizive në ditët e sotme?

Ka shumë mangësi. Regjisorët sot janë kthyer në teknikë pulti, shtypës butonash. Ka varfëri mendimi regjisorial në emisione. Nëse gazetari është skeleti i ndërtimit të një emisioni apo të një dokumentari, regjia është ajo që e mbush me mish, i jep frymë, i vesh kostumin, i jep fjalën, i jep lëvizjen, gjallërinë ritmin, Prandaj nuk mund të shkëputen gazetaria më vete dhe regjia më vete. Sepse televizionet lindin në funksion të ecjes paralel të këtyre dy gjinive. Në TV gazetari nuk bën dot pa regjinë dhe anasjelltas. Janë të dy si një trup i vetëm që ecin.

RTSH-ja nuk ka një enciklopedi për jetën e vet. Libri juaj është nga të paktët i shkruar nga një punonjës me kontribute. Mendoni se kjo është mënyra më e mirë për të lënë gjurmë e për të treguar jo vetëm historinë personale, por edhe atë të Televizionit?

Sigurisht, me këtë ndjesi unë u ula të shkruaj. Është një epokë ku ka punuar një ekip i caktuar. Ata kanë dhënë mundin e djersës, kanë arritur rezultate, kanë kapur majat. Dhe nga kjo anë unë shkunda diçka për t’i risjellë sërish ish-kolegët e televizionit pas kaq vitesh. Një nga shtysat ishte që pas disa vitesh endeje në televizione private, unë u ktheva në Televizionin Publik. Ndjeva keqardhje, sepse sigurisht koha bën të vetën. Shumë nga ish-kolegët e mi kishin dalë në pension, shumë të tjerë kishin mërguar për arsye ekonomike, por sërish gjeta një bërthamë shumë produktive në TV, gjeta elementë shumë të suksesshëm, të cilët i kisha lënë në kohën që fillova të lëviz nëpër televizionet private. Por gjeta dhe shume të rinj të talentuar, gjithashtu. Dhe një gjë e tillë më mbushte, sepse kisha ardhur sërish në shtëpinë time.

Flasim për vitet para ’90. Sa trysni ka pasur një folës lajmesh që punonte nën një regjim që nuk i falte gabimet?

Në profesion nuk ka regjime. Profesioni është i njëjtë kudo. Nëse je një profesionist i mirë, nuk do të thotë se duhet të jesh dhe një partiak i mirë. Mund të mos e llogaritësh fare anën politike të gjërave. Dhe nëse shikon punën tënde, pra nëse ushtron profesionin tënd, në shkallën dhe nivelin e duhur, këtu nuk hyn më politika. Edhe nën diktaturë, te ne, profesion bëhej ashtu si dhe tani. Pra në TVSH si atëherë, edhe tani, profesioni nuk ka ndonjë dallim në thelb. Ndryshe është po të flasim rreth përmbajtjes që sjell formën, e që të dikton mënyrën e të qëndruarit. Nëse në kohën e diktaturës gjërat ishin pak më strikte dhe brenda disa kornizave të caktuara, era e re e pas viteve ‘90 i zhveshi nga kjo mënyrë e të konceptuarit. Por profesioni i njëjtë mbeti si atëherë, edhe tani.

Libri që nuk ka dalë ende në treg përmban dhe çaste tuaja të vështira gjatë jetës profesionale?

Momente të vështira përveç se me veten, unë nuk kam pasur. Kam pasur të bëj me gjendje shpirtërore në të përditshmen e daljes në ekran. Kam qenë mirë apo jo fizikisht, kam qenë sëmurë, duhet të qeshja kur nuk më qeshej apo të flisja kur nuk më flitej. Sepse këto t’i detyron profesioni përpara kamerës. Gjithmonë para kamerës duhet ta ushqesh veten që ke një destin të caktuar. Destini është teleshikuesi që të ndjek. Dhe ti a ka mundësi që atë teleshikues nëpërmjet formave dhe aftësive të tua ta bësh për vete që të të shohë vetëm ty. Ky është koncepti bazë. Kjo punë shkon deri në personalizim të orareve. Fjala vjen, në qoftë se në orën 20:00 është Dhimitër Gjoka në ekran, ai teleshikues e di që do të ulet para televizorit, sepse do t’i shohë lajmet me Dhimitrin. Mirëpo që ta bësh këtë duhet punë, punë, punë. Ky është destini ynë. Ky është qëllimi ynë, i njeriut që del në ekran. Nuk janë thjesht 30 minuta para kameras. Por çfarë të bën që ta thithësh tjetrin, që ta bësh të thotë se lajmet do t’i ndjekë me këtë folës. Mirëpo ky është një ushqim i përditshëm, ndaj për ditë duhet të mendosh edhe në punë, por dhe në shtëpi, në tavolinë duhet të mendosh se çfarë të veçante do të bëj sot nga dje, kur të dal në ekran, që telespektatori të më ndjekë hap pas hapi.

Të gjithë kolegët ju njohin për përkushtimin dhe ndihmën që keni dhënë ndaj tyre. Sa bashkëpunojnë sot brezat me njëri tjetrin?

Ka një vlerësim jo shumë serioz të përgatitjes së elementit që del në ekran. Dhe kjo është puna regjisoriale që është e dobët. Në mos është e mangët. Pra, një njeri që del në ekran, nëse nuk kalon në filtrin regjisorial, nuk mundet që siç vjen nga rruga të dalë para kameras. Pra kemi të bëjmë me një bashkëpunim të munguar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Real Madrid pëson disfatë në “San Mames” ndaj Bilbaos, zhgënjen sërish Mbappe

Real Madrid pësoi disfatë 2-1 ndaj Atletico Bilbaos. Berenguer heshti Los Blancos me golin e tij, në minutën e...

Disa këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë dhe shëndetin e syve

Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e mirë për...

Chelsea vijon rrugën e fitoreve, Manchester City rikthehet tek triumfi pas 7 ndeshjeve

Chelsea nuk ndal hapin në Premier League, teksa fiton 1-5 në Southampton. Golat e Bluve të Londrës u rezalizuan nga Disasi, Madueke, Nkunku, Palmer...

Arsenal i pandalshëm, “Topçinjtë” mposhtin United dhe marrin fitoren e katërt radhazi

Arsenali ka fituar derbin përballë Manchester United me rezultat 2-0. Në 45 minutat e para, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë. Natyrisht...

VOA: Bie qeveria në Francë

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian...

Lajme të tjera

Web TV