Gjykata e Apelit lë në qeli grabitësit e 250 milion lekëve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të mbyllë në qeli Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane, të cilët akuzohen për vjedhjen e 250 milion lekëve në zonën e qendrës “Kristal”.

Shuma financiare i përkiste biznesmenit Flamur Behi, që zotëron në zonën e ish-bllokut në Tiranë një dyqan për shitjen e cigareve. Flamur Behi ditën e ngjarjes, ishte paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behin në ambientet e një qendre tregtare, për të blerë një hekur rrobash.

Në momentin që biznesmeni parkoi te qendra tregtare dhe tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas “Range Rover-in” duke marrë lekët. Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi nuk po arrinte që të ndizte dot ‘Range Rover’-in pasi ishte ç’koduar. Për rreth 20 minuta tentativat e biznesmenit ishin pa rezultat për të ndezur makinën, ndërsa më pas ka dalë dhe hapur bagazhin ku ka konstatuar mungesën e çantës bashkë me lekët.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar këqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Lajme të tjera

Web TV