Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i riu i arrestuar në Patos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në qytetin e Patosit.

Idajet Saliaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”.

I riu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Ai u ndalua nga një operacion i koduar “Primo”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV