Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë punën për zgjerimin e trotuareve në disa rrugë të qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe.
Rruga “Sulejman Delvina” në kryeqytet tashmë ka një trotuar të ri me të gjithë fasilitetet e nevojshme.
Kujtdo që i ka rënë rruga në këtë segment, duhet të ketë parë se sa i vështirë dhe i rrezikshëm ishte kali i nga njëra anë në tjetrën.
Por tashmë qytetarët e zonës do të kenë̈ një trotuar të ri falë punës së ekipit të terrenit në Bashkinë e Tiranës./Bl.Ba/Fjala.al