Akil Gjakova, ylli në ngjitje i xhudos shqiptare 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24-vjeçari nga Peja, Akil Gjakova është një nga talentet më premtuese të momentit në xhudon e Kosovës. Në një intervistë për RTSH, ai ka rrëfyer ecurinë e tij dhe synimet në vazhdim, ku padyshim spikat Olimpiada e vitit të ardhshëm, por edhe veprimtari të tjera madhore kontinentale dhe botërore. Xhudoja e Kosovës ka spikatur më shumë me anë femërore të saj, por Akil Gjakova premton ta ndryshojë këtë.

Ai ka spikatur me ecurinë e tij përgjatë 7-8 viteve të fundit dhe, në një intervistë të posaçme për RTSH Sport, 24-vjeçari rrëfen edhe përvojën mëse dymujore të ngujimit në palestër gjatë karantinës për shkak të virusit korona. “Në fakt, kjo për ne ka qenë një sfidë e re, pasi ekipi prej rreth 12 veta, të cilët janë pak më elitarë, janë ngujuar aty, për afro 3 muaj, – ka zbuluar ai. – Ka qenë mjaft e vështirë, por me ndihmën e trajnerit kemi arritur ta kalojmë edhe këtë sfidë. Ai na ka motivuar mjaft.”

“Kemi bërë disa aktivitete të ndryshme, disa stërvitje pak më ndryshe se zakonisht, por edhe me shokët jemi munduar ta kalojmë kohën nga pak dhe kështu ia kemi dalë e pas asaj vështirësie kemi ardhur këtu në Durrës, për t’i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar”, – ka pohuar xhudisti. Natyrisht, shembulli nga i cili Akili frymëzohet është e motra, Nora Gjakova, por edhe legjendarja Majlinda Kelmendi. “Është e vërtetë që ne brezi i dytë jemi rritur pas shembullit të tyre”, – thekson sportisti nga Kosova.

“Gjithmonë ne kemi patur mundësi t’i shohim ato, çfarë bëjnë, si stërviten dhe çfarë jete bëjnë, – ka theksuar, i cili është i vetmi vëlla midis dy motrave. – Por na është dashur të stërvitemi shumë, për t’i ndjekur hapat e tyre, sepse të dyja ato janë një shembull për ne, sepse janë shumë të përkushtuara dhe bëjnë një jetë shumë profesionale. Natyrisht, për mua ka qenë pak më e vështirë, sepse jam djalë dhe kam dëshirë të dal pak më shumë, por mendoj që kam dhënë maksimumin kur është dashur në stërvitje.”

Lexo edhe :  Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

“Dhe besoj që kam arritur sadopak që t’i afrohem Norës dhe Majlindës”, – shton Gjakova. Përkundër idesë së përgjithshme, për xhudistin nga Peja, shtyrja e Olimpiadës për një vit ishte e dobishme. “Po, për mua ka qenë një lajm shumë i mirë, sepse kam pësuar një dëmtim në muajin dhjetor, kam patur një dëmtim pak më serioz, dhe prandaj ka qenë një lajm mjaft i mirë, – ka shtuar kampioni i Evropës për Nën-23vjeçarët. – Edhe sepse në muajin maj ishte programuar të zhvillohej kampionati evropian, por edhe Olimpiada në korrik.”

“Por tanimë kam kohë që të rehabilitohem dhe gjithçka është duke shkuar mirë, për ta rritur nivelin e paraqitjes sime, por edhe për të korrigjuar disa gabime që kam patur nevojë t’i ndreq”, – pohoi xhudisti nga Kosova, i cili tanimë e ka hedhur vështrimin drejt podiumit olimpik. “Përderisa kam mundur ta tregoj veten në disa turne të fortë ndërkombëtarë, duke shkuar në podium, aty ku kanë qenë të pranishëm disa prej më të mirëve të kategorisë së peshës time trupore, atëherë mendoj që medalje olimpike është shumë e mundshme.

“Për më tepër, duke patur parasysh edhe renditjen time botërore dhe atë olimpike”, – pa përfunduar xhudisti Akil Gjakova. Sa i përket arritjeve të tij, ai ka fituar Çmimin e Madh të Zagrebit në Kroaci në 2018-ën dhe “Grend Slem”-n e Parisit si i pari sportist mashkull nga Kosova. Gjakova u shpall “kampion i Evropës” për Paratërinjtë (Nën-18-vjeçarët) në 2013-ën në Talin të Estonisë. E ndërkohë që fitoi medaljen e argjendtë në Çmimin e Madh të Tunizit në 2018, ai mori të argjendtën edhe në Evropianin e Nën-23-vjeçarëve, të mbajtur në 2017-ën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Ndërkohë, Akil Gjakova u shpall “kampion i Evropës” për Nën-23-vjeçarët, në Evropianin e kësaj grupmoshe, të mbajtur në Gjor të Hungarisë në 2018-ën. Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e argjendtë në Çmimin e Madh të Hagës në 2018-ën, por  edhe të artën në Çmimin e Madh të Budapestit në 2019-ën./Fjala.al/

Të fundit

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të...

“Nuk ka uri në Gaza” Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se...

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së, u zbuluan mbetjet kockore të...

Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Lajme të tjera

Web TV