Koordinatori i Infektivit: E papranueshme që një mjek të infektohet dhe të infektojë pacientët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët.” Kështu deklaron koordinatori i Spitalit Infektiv, Krenar Lilaj teksa flet për situatën e COVID-19 në vendin tonë ku kemi një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve ku një një pjesë e mirë e tyre janë bluza të bardha ose pacientë të QSUT-së.

Gjatë një interviste për emisionin “Repolitix”, Lilaj deklaroi se situata në QSUT nuk është e mirë dhe shtoi më tej se nëse qytetarët nuk do të ndërgjegjësohen, situata do të agravohet.

“Situata në QSUT nuk është e mirë për shkak të të sëmurëve të infektuar që janë rritur ditët e fundit. Si pasojë edhe humbjet e jetëve do të jenë më të mëdha. Nëse gjithkush nuk bëhet i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje, kjo situatë do të agravohet. Nuk do të reshtim së thëni që gjithkush duhet të marrë masat në mënyrë që të shmangë infektimet ndaj kësaj sëmundje, e cila përbën rrezik për vetë pacientin, por edhe për të tjerët. Dihet që kjo sëmundje është e transmetuar në ato mjedise ku ka grumbullim njerëzish. Spitali hyn në mjedise të tilla. Përgjegjësia e personelit mjekësor sa i përket profesionalizimit dhe rrezikshmërisë që mbart me vete personeli mjekësor është më e madhe. Megjithatë kemi të bëjmë me situata emergjente. Me manipulime apo trajtime të tilla që në momente të caktuara mund ta humbasësh kontrollit dhe mund të infektohesh.  Është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët. Që në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë ne kemi ndërtuar protokollet për masat mbrojtëse. Protokollet janë zbatuar, madje janë bërë edhe trajnime për personelin në QSUT”, u shpreh Lilaj./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Lubia nuk bëri asnjë kontroll në 5 vite”, Berisha: E dinte ku shkonin paratë

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorë në lagjen e Laprakës në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër...

Edi Rama takim me kandidatët për deputetë, zbulohen porositë e kryesocialistit

Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, mësohet Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS...

Dash Shehi sulmon Ramën: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi Rama po i ndan njerëzit,...

E frikshme? Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se...

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat...

Lajme të tjera

Web TV