Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 134 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 201 në vendin fqinjë, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 4.289 në total.
Pasi lehtësoi masat e pandemisë për pak kohë, qeveria vendase e shpalli sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur sërish karantinën e detyruar pasi numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka qenë i lartë./Re.Gu/Fjala.al