Policia e Tiranës arreston 7 persona, ja për çfarë akuzohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër.

Një prej të arrestuarve ka kundërshtuar dhe dhunuar fizikisht efektivin e policisë në bulvardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një tjetër akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në rrugën “Don Bosko”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin R. L., 24 vjeç, pasi në Kamzë, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 30 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe u procedua penalisht shtetasi A. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin A. Z., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, u gjet dhe u sekuestrua një dozë e vogël me kokainë.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 34 vjeç, sepse pranë ish-Fushës së Aviacionit, gjatë kontrollit fizik iu gjetën një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 55 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Lexo edhe :  Nëna humbet fëmijën 15 vjeç në Elbasan, bën denoncimin pas tri javësh

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– Z. S., 58 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Dhuna në familje” ;

-O. X., 47 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV