“Shtyrja e kësteve, vendim efikas”/Muçostepa: Të likuidohen sipërmarrjet, të rishikohet norma e interesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shteti duhet që të rishikojë normën e interesit, që është aktualisht e lartë”. Kështu është shprehur kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë, Ines Muçostepa.

Muçostepa vlerësoi se u shpreh se shtyrja e kësteve ishte ndër vendimet më efikase të ndërmarra nga qeveria, gjatë një interviste në news24.

Fjala e plotë

“Një nga problemet kryesore është ai i furnizimit të bizneseve me likuiditet. Tashmë është në funksion garancia e parë sovrane, që është shtyrë më datë 20 të këtij muaji, presim të dytën. Është artikull që pritet të shikohet. Duhet parë garancia e dytë. Në këtë rast është shteti ai që mbulon riskun.Garancia ka interes goxha të lartë në këtë rast 5 për qind. Ka problemet me rishqyrtimit me bankat, pikërisht për kolateralet. Ka vonesa me procedurat. Meqë ka pasur këto vonesa dhe po shikohet kontrata nga shteti, të shihet edhe norma e interesit, që aktualisht është e lartë. Neni 7 po diskutohet i aktit ligjor, ku flitet për kolateratet”

“Pse mos të dëgjohen kërkesat tona të ishte interesi afër kostove. Garancia u zgjat. Kjo garanci e dytë të urojmë të mbulojë cdo likuiditet të sipërmarrësve shqiptarë. Garancia e dytë të nisë sa më shpejt. 40 përqind duhet të mbulohet nga biznesi me likuiditet. Urojmë të ketë riskudelim të kredive për 5 vjet. Disa elementë që janë kërkuar nga bizneset janë marrë parasysh nga shteti.

Shtyrja e kësteve, ndër vendimet më efikase. ajo që ka ndodhur deri tani ka pasur disa kërkesa të dërguara në qeveri, me organizime të rëndësishme, ku shoqatat e biznesit janë bashkuar bashkë në kërkesa. Ka pasur tryezë të rëndësishme me guvernatorin dhe bankat e nivelit të dytë e jemi këtu ku jemi. Është shumë e rëndësishme që biznesi të ketë likuiditet sa më shpejt”

Ajo deklaroi se bizneset duhet të respektojnë të gjitha protokollet për koronavirusin, në mënyrë që të mos ketë më mbyllje.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Sipas saj, nëse ndodh sërish ndonjë mbyllje për shkak të Covid-19, do të ishte tepër e rëndë për bizneset.

“Të gjithë kanë frikën për së paku 1 vit, pasi duhet aq kohë për të marrë veten. Ka stepje sepse janë shkatërruar disi planet e të bëra biznes. Bizneset thonë se do kenë vështirësi për të mbajtur njerëzit në punë. Edhe ne si biznes duhet të ngremë zërin që protokollet ndaj koronavirusi të zbatohen, pasi një mbyllje do të ishte fatale.

Nuk duhet të harrojmë se kemi lidhje me Italinë dhe vendet të tjera, që janë zakonisht afër nesh. Duhen zhvilluar politika të mira edhe me vendet e rajonit. Është mirë që erdhën edhe charterët e parë. Ne si shqiptarë duhet të themi se duhet të punojmë fort këtë vit, të konsumojmë produkte shqiptare dhe të dalim nga situata. Mendoj se optimizmi duhet të jetë pjesë e punës sonë. Sezoni i turizmit do ishte mirë të shtyhej deri në nëntor”.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV