Avokati i Popullit publikon raportin mbi veprimtarinë e KED-së: Problematika gjatë hedhjes së shortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje me “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Institucioni shprehet se ka hasur probleme gjatë mbledhjeve, ndërsa shton se ka pasur problematikë edhe gjatë hedhjes së shortit.

AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON RAPORT MBI VEPRIMTARINË E KED:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Sikurse dihet, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në suazën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme të angazhuara në zbatimin e kësaj reforme.

Avokati i Popullit nga ana tjetër, ka një rol të dyfishtë, jo vetëm si institucion Kushtetues i parashikuar për mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por edhe si një institucion të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni për Reformën në Drejtësi i kanë dhënë rol dhe kompetenca të posaçme në këtë proces.

Raporti i publikuar, evidenton probleme të konstatuara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rolin e tij si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.

Ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.

Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED. Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara.

Lexo edhe :  “Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

Lajme të tjera

Web TV