Ministeriali i Mbrojtjes, Xhaçka konfirmon: Do jemi në Kosovë, Afganistan, Letoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i parë i ministerialit të Mbrojtjes të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Tiranë, por u anulua  për shkak të koronavirusit, është mbajtur paraditen e sotme online.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka vlerësuar rolin e NATO-s, si një rol  vendimtar në mbrojtjen e rendit global. Në fjalë e saj Xhaçka nënvizoi faktin se Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen e saj në të gjitha misionet.

Fjala e plotë

Shqipëria rikonfirmon pjesëmarrjen e saj në të gjtha misionet, ku Forcat e Armatosura janë të angazhuara. Kështu ka theksuar Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë ministerialit të mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s, i mbledhur për të dytën herë online për shkak të COVID-19. Ky takim ishte parashikuar që të mbahej në Tiranë, por pandemia e 3 muajve të fundit bëri të pamundur organizimin në vendin tonë, të një prej eventeve më të rëndësishme vjetore të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj, tha se “Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni dhe po punojmë për një mision të përbashkët në Irak në kuadër të Kartës së Adriatikut, drejtimin e së cilës e ka vendi ynë.
Vlerësim për burrat dhe gratë në uniformë, kontributi i të cilëve janë siguria që misionet e operacionet të vazhdojnë pavarësisht pandemisë”.

Ministrja e Mbrojtjes propozoi fokus të veçantë të NATO-s për mbrojtjen dhe deterrancën në krahun jugor të Aleancës.
Duke vlerësuar rolin vendimtar që NATO ka në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta, ministrja e Mbrojtjes tha se një aleancë e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të NATO-s.

Lexo edhe :  Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Në qendër të diskutimeve të dy ditëve të Ministerialit, janë misionet e operacionet e NATO-s si, si dhe mbrojtja e deterranca në Aleancën më të madhe ushtarake në botë.
Të enjten, Ministrat e Mbrojtjes së NATO do të diskutojnë mbi masat që po merren për fazën e dytë të pandemisë në vendet e aleancës.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

Lajme të tjera

Web TV