Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv. Mësohet se bëhet fjalë për një 82 vjeçare.
E moshuara ishte shtruar tek Hematologjia ku edhe ishte infektuar me Covid-19.
Nga Hematologjia ajo ishte transferuar tek Spitali Infektiv. E moshuara nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19 duke e çuar në 38 numrin e viktimave.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë./Bl.Ba/Fjala.al