116 nga vdekja e Sami Frashërit, mendimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë flitet për figura historike është tendenca që t’i jepen edhe merita që si kanë patur, por kur flitet për Sami Frashërin nuk ka asnjë diskutim se është mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar.

Sot është 116 vjetori i ndarjes nga jeta i Sami Frashërit. Intelektuali, gazetari, dramaturgu dhe një ndër ideologët kryesor të Rilindjes Kombëtare si është Sami Frashëri, u nda nga jeta më 18 qershor 1904.

Kujtojmë se Sami Frashëri ishte mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar. Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe ‘’Drita’’ dhe ‘’Dituria’’ në Stamboll. Nga tetori i vitit 1879 drejtoi “Shoqërinë e të shtypurit shkronjat shqip”. Ai është autor i mbi 50 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, ku mund të përmendim:
?Drama “Besa” (1874)
?Abetare e gjuhës shqipe (1886)
?Kamus al Alam, enciklopedia turke (1889–1896)
?Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886)
?Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899). Vepër e cila shtjellon idetë mbi çështjen kombëtare, u botua në Bukuresht në vitin 1899 pa emrin e tij. Kjo vepër u bë manifesti politik i lëvizjes kombëtare.
Në foto: Sami Frashëri dhe një nga veprat e tij e vitit 1886 e cila ruhet në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ish-ministrja e Kosovës uron Ramën për fitoren/ Fotoja ime e preferuar me ty…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi të veçantë për...

Nga kryeministri i Britanisë tek presidenti i KiE, Bajram Begaj pret 3 delegacione

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj do të presë ditën e sotme në Presidencë 3 delegacione në kuadër të Samitit europian që zhvillohet në Tiranë. Begaj...

Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm!

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë. Ai thotë se i ka paralajmëruar për këtë gjë para...

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja...

Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet...

Lajme të tjera

Web TV