Kristen Stewart do luajë rolin e Lady Diana në filmin “Spencer”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori kilian Pablo Larrain ka filluar zgjedhjen e kastit për filmin “Spencer”, ku për figurën e Lady Diana kazgjehdur aktoren Kristen Stewart.

Stewart që do të interpretojë rolin e princeshës shumë të dashur për të gjithë, në filmin e shkruar nga Steven Knight, që do të xhirohet 2021. Ky film do të jetë i përqendruar në tregimin e një fundjave kritike në fillim të viteve 90-të, kur Diana vendosi që martesa e saj me princin Charles nuk funksiononte më.

‘Spencer’ ka si qëllim të tregojë princeshën Diana gjatë tre ditëve të pushimeve të fundit të Krishtlindjeve të kaluara në Sandringham në Norfolk, Angli.

‘Tre ditët në prag të Krishtlindjeve, në të cilat do të kuptojmë se çfarë do të bëjë Diana me jetën e saj’,-ka thanë Larrain në Deadline, ndërsa ka shtuar se: Filmi do të përqendrohet në fakt në dëshirën për të gjetur vetveten dhe për të kuptuar që gjëja më e rëndësishme për të ishte të ndjehej mirë me veten, vetëm.

Filmi është vendosur të titullohet ‘Spencer’ ashtu siç është edhe mbiemri i saj i vajzërisë, përpara se të takohej me Charles.

Regjisori i filmit ka folur i mrekulluar për cilësitë artistike të Kristen Stewart, që pas suksesit botëror me sagën e ‘Twilight’ është shumë e dashur edhe për kinemanë e autorit: ‘Kristen është një nga artistet e mëdha në qarkullim në ditët e sotme. Ajo mund të bëjë shumë gjëra dhe mund të jetë shumë misterioze, shumë e brishtë dhe në përfundim shumë e fortë, që është ajo për të cilën kemi nevojë. Kombinimi i këtyre elementeve më bëri të mendoj për të’.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV