Lleshaj: S’jemi në kohën e PD-së ku kishte vrasje çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, deklaroi sot se krimi në Shqipëri kë një ulje galopante nga viti në vit, duke theksuar se në gjë e tillë do të ndodh për aq kohë sa PS-ja do të drejtojë vendin.

Në fjalën e tij në Kuvend, në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri i cili thirri interpelancën, Lleshaj tha se krimi në Shqipëri është poshtë nivelit mesatar Europian.

“Ka ulje galopante të krimit, bëni shqiptar ose merrni shtetësi tjetër. Për këdo që di shkrim dhe këndim t’i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja.

Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë. konkluzioni i juaj për rritje galopante të krimit është shtrëmbërim i realitetit.

Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt.

I bie që nëse kemi do ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja.

Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne. OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuetrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz.

Kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cedimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit.

Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria.

Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm. Kemi mbërritur në minimume historike, tha Lleshaj.

Lexo edhe :  SPAK “vetëmburret” para ambasadorëve

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV