Manastirliu: Shëndetësia në gatishmëri, më e keqja s’do vijë nëse zbatojmë rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar në Kuvend se sistemi shëndetësor po vijon të përforcojë kapacitetet për terapinë intensive si dhe pajisjen në mënyrë të vazhdueshme të stafeve mjekësore me mjete të mbrojtjes personale në kuadër të luftës ndaj COVID19.

Deri tani e kemi përballuar mirë situatën e krijuar nga COVID19. Kemi rritur kapacitetet e shtretërve, të testimit, kemi furnizuar me materiale mbrojtëse personelin shëndetësor që ata të jenë të mbrojtur, kemi siguruar terapitë e mjekimit dhe pajisjet mjekësore për spitalet kanë trajtuar dhe trajtojnë rastet me COVID19”

Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ministrja Manastiliu ka apeluar edhe njëherë për ndërgjegjësim të qytetarëve për zbatim të rregullave të distancimin social dhe masave të higjienës si edhe subjekteve për zbatim të protokollit të sigurisë.

E rëndësishme për t’u theksuar është ndërgjegjësim, ndërgjegjësim, ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që sjellja individuale në raport me këtë virus është esenciale. Ndaj jo vetëm për faktin që shëndetësia është në gatishmëri, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor janë duke sakrifikuar dhe duke u përballuar me flukse të shtuara, por të mendojmë më shumë për veten të afërmit, dhe se sjelljet individuale në këtë normalitet të ri të mundet t’i kthejmë në zakone të jetës tonë të përditshme. Të mos lejojmë që ky virus të bëjë që sistemi shëndetësor të vuajë”

Teksa ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normative, Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.

Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkt.

Lexo edhe :  Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

13 qershor 1917/ Qindra të vdekur nga bombardimi gjerman mbi Londër

Më 13 qershor 1917, Londra përjetoi një nga bombardimet më të rënda gjatë Luftës së Parë Botërore, kur avionë...

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku...

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në vend, ku janë prekur në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

Lajme të tjera

Web TV