Opozita s’heq dorë nga KQZ-ja, Bylykbashi: Propozimi ynë i miratuar nga Komisioni i Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashki tha se sot kanë sjellë në tryezë një formulë të re që mund të sjellë dakordësinë mes palëve dhe është në pritje të dakordësisë nga ana e maxhorancës.

Bylykbashi shtoi se duhet ngritur sa më shpejt KQZ-ja për t’i hapur rrugë procesit të identifikimit biometrik.

Fjala e plotë

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit lidhur me KQZ. Sot për të treguar konstruktivitetin e plotë të opozitës që marrëveshja të zbatohet dhe duke siguruar garancitë e procesit për emërimin e anëtarëve të KQZ që do të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tyre rregullatore, nuk do të lejojë maxhorancën të shkatërrojë zgjedhjet.

Ne i kërkuam maxhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që maxhoranca të reflektojë dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt për t’i hapur rrugë identifikimin biometrik”.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV