Denoncimi i Dules: Antiterrori mori në pyetje gjithë fshatin për disa parulla, do e bëjmë proces ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka denoncuar se prej kohësh qytetarët shqiptarë, që janë pjesë e minoritetit etnik grek, po bëhen objekt i anti-terrorit.

Gjatë një interviste në emisionin “Zone e Lirë” Dule ka marrë rastin e ndodhur disa ditë më parë, ku për disa shkrime, u morën në pyetje nga anti-terrori në Fier pjesëtarët e këtij minoriteti, gjithashtu ka përmendur dhe rastin e ngritjes së një kryqi e cila sipas tij ndodhi e njëjta gjë.

“Do e bëjmë proces ndërkombëtar. Qytetarët shqiptarë, pjesëtarë të minoritet etnik grek, po bëhen objekt i anti-terrorit, ndërkohë që janë pjesë e një komuniteti me kriminalitetin zero. Nuk ka në radhët e minoritetit etnik grek pjesëtarë me qëndrime dhe politika të tilla.

Në një fshat u gjetën disa parrulla dhe u mor i gjithë fshati në pyetje nga anti terrori.

Hetimet bëhen sipas rregullave të shtetit të së drejtës. Kush e përjashton mundësinë që këto të jenë provokime? Hetimi të bëhet sipas ligjit.

Banorët e Himarës në një kishë ngrenë një kryq të madh dhe vënë flamurin bizantin dhe për këta njerëz nuk mjafton vetëm thirrja në Policinë e Himarës, por thirren një e nga një në Policinë e Fierit nga antiterrori. Ç’lidhje ka ngritja e një kryqi me antiterrori , ku është provokimi këtu? Është hera e dytë pas ’95-’97, që po aplikohen praktika të tilla”, ka thënë Dule./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV