“Kujdes po, frikë jo”/Pipero: Nëse dikush pështyn në ujin e detit virusi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pëllumb Pipero, shprehet se punonjësit në spitale duhet të jenë më të kujdesshëm për zbatimin e protokolleve për shkak se rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni.

Gjatë një interviste në Abcnews, deklaroi se virusi nuk mund të merret nëse dikush pështyn në ujin e detit, duke theksuar se ai nuk transmetohet përmes ujit.

Më tej ai foli edhe për pushimet, duke theksuar se ato do të bëhen normalisht, duke ruajtur një distancë nga të tjerët, ndërsa zbuloi se vetë ai do pushojë në Dhërmi.

Fjala e plotë

“Spitalet janë më të ekspozuarit. Por spitali nuk duhet të krijojë mundësi për transmetimin e virusit. Në spitale është më e domosdoshëm zbatimi i protokolleve. Spitali është vendi më i rrezikuar. Virusi nuk ikëm se duam ne. Ose do dalë një vaksinë ose do ikë si Sarsi. Sa më shumë kohë kalon na mbushet mendja se nuk është si viruset e tjera respiratore. Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit

Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit.  Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur. Por shifrat janë shtuar sepse është shtuar transmetueshmëria. Nëse do ishim të hapur në mars, numri do ishte më i lartë. Asnjë nga ne nuk bën dot parashikime. Do ishte mirë të shpëtonim prej opinioneve dhe të merremi me fakte. Në bazë të fakteve që shohim përditë po i themi këto që themi”

 

Lexo edhe :  “Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Lajme të tjera

Web TV