Kushtet për negociatat/Rama: S’janë 15-të sepse 7X7 s’bëjnë 42

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentit e miratuar mbrëmjen e djeshme nga Parlamenti Europian para nisjes së negociatave mer Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk janë 15 kushte për t’u ulur në tryezë me BE-në, ashtu siç është përfolur sot në media dhe nga përfaqësues të opozitës, duke ironizuar se 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë, shkruan Rama.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Si e ndërtoi Cristiano Ronaldo një markë miliardë dollarëshe dhe një perandori biznesi

Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo mbetet një nga sportistët më të famshëm në botë – jo vetëm për arritjet...

Berisha krah Vangjel Dules në Korçë!/ Pensioni minimal dhe minimumi jetik 200 euro

Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha u shfaq krah Vangjel Dulës kreu...

VIDEO/ Basha fushatë nga bilardoja!

Në një kohë kur fushata elektorale ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, aktorët politikë janë në kulmin e protagonizmit të tyre....

Filmat e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të fitojnë Oscar?!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar rregullat e reja, sipas të cilave përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk do të dëmtojë mundësitë...

Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Një aksident i katërfishtë është regjistruar pasditen e së martës në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende...

Lajme të tjera

Web TV