Studimi për Covid-19 në Itali: Ka qarkulluar në ujërat e zeza që në muajin Dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Koronavirusi  ka ekzistuar në sistemet e ujërave të zeza në Milano dhe Torino që në Dhjetor, 2 muaj përpara se rasti i parë me Covid-19 të regjistrohej në Itali, sipas një studimi të ri. “Gjurmë të SARS-Cov-2 janë zbuluar në provat e ujërave të zeza të marra në Milano dhe Torino më 18 Dhjetor dhe në Bolonja më 29 Janar”, tha Giuseppina La Rosa, që drejtoi studimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Raporti është pjesë e një testimi rutinë mbi virologjinë mjedisore, i ndërmarrë që prej vitit 2007 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Në total, 40 prova janë analizuar nga Tetori 2019 në Shkurt 2020. Testimet në spitale të rajonit bregdetar të Ligurias kanë treguar gjithashtu se virusi me shumë mundësi ka ekzistuar në fund të vitit të kaluar.

Rasti i parë i raportuar nga Italia është lidhur me një burrë që kërkoi trajtim në mes të muajit Shkurt, pavarësisht se disa njerëz që vinin nga jashtë janë diagnostikuar me sëmundjen më herët gjatë Dimrit. Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetit mund të kontribuoi në zbulimin e fazës së parë të qarkullimit të virusit në Itali, sipas La Rosa.

Rezultatet janë në përputhje me testime të ngjashme të ndërmarra në ujërat e zeza në Barcelona dhe me provat klinike të pacientëve të shtruar në spital në Francë,  që treguan gjurmë biologjike që në Dhjetor.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kategoritë e komentuesëve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Lajme të tjera

Web TV