Zgjedhjet në Serbi, Cakaj-shqiptarëve: Mbështesni listën e Luginës së Bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një reagimi në rrjetin social ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është shprehur se jep mbështetjen e tij ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.

Cakaj shpreh bindjen, se në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar, me platformë të unifikuar, në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.

Më tej ai shtoi se asgjë nuk përfundon me këtë ndërmarrje, pasi mbështetja e kësaj liste është thjesht pikë fillimi i një pune të përbashkët sistematike, për t’i trajtuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës një e nga një!

Postimi i plotë

“Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm. Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj radhë, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake, Ndaj, kësaj radhe me fort përgjegjësi politike: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar” 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj lloj rrethanash të pabesueshme. Edhe...

Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

Real Madridi ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Los Blancos pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe...

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto...

Lajme të tjera

Web TV