Korçë/Tentoi të godiste me thikë dhëndrin , arrestohet 53 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim në familje është parandaluar këtë të shtunë. Pas një debati të çastit, një 53 vjeçar tentoi të godasë më thikë dhëndrin e tij.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar në fshatin Baban të Devollit. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit” – njofton policia.

Specialistët e hetimit të krimit arrestuan në flagrancë 53 vjeçarin ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Tase: Si u përgatit atentati ndaj tregtarit të naftës

Në kuadër të mega-procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar këtë të martë për herë...

“Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Të shtunën, temperaturat deri në 41 gradë

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari...

Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama. Sipas Report TV, për këtë...

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të...

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes...

Lajme të tjera

Web TV