Raporti i INSTAT-it/COVID-19 “shkatërron” hotelet, agjencitë e udhëtimit, baret e restorantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Statistikave ka bërë një raport të plotë në lidhje me pasojat e koronavirusit në disa degë të ekonomisë. Sektorët më të prekur dhe indiciet ku mund të ndërhyhet për të dalë nga situata

Mbyllja për shkak të karantinimit nga COVID-19, ka dëmtuar më shumë sektorin e shërbimeve, duke sjellë tkurrjen e indeksit të shitjeve neto, me bazë vjetore, për shumë aktivitete. Pasojat më të rënda janë shënuar në sektorin e hotelerisë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, tregtia me shumicë shënoi rënie të shitjeve neto në volum me 4,3% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2020, aktiviteti në hotele ra me 9%; në bare e restorante me 4,8%; për agjencitë e udhëtimit tkurrja ishte 7,3%. Në rritje me 6,2% ishte transporti, magazinimi dhe posta, kurse informacioni dhe komunikacioni u rritën me 2,1%. Efektet e plota të karantinimit pritet të duken në treguesit e tremujorit të dytë, teksa prilli ka qenë pothuajse tërësisht i mbyllur për shumë aktivitete, ndërsa një pjesë e madhe rifilluan në maj. Indekset e treguesve në aktivitetin tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave, në tremujorin e parë 2020. Sipas të dhënave nga INSTAT-i indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s.

Transporti

Indekset e treguesve në aktivitetin transport, magazinim dhe postë, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, në tremujorin e parë të 2020-ës shënuan rritje. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi një rritje 6,2%, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8%, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,6%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s.

Hoteleri

Indekset e treguesve në aktivitetin hotele, në tremujorin e parë të 2020-ës shënuan rënie 7,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje pësoi edhe indeksi i fondit të pagave me 1,9%, krahasuar me tremujorin e parë të 2019-s. Ndërsa indekset e treguesve në aktivitetin bar-restorante, në tremujorin e parë të 2020-ës tregojnë për një rënie 4,8% të shitjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 21,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

Prodhimi dhe shitja

Indekset e shitjeve dhe të prodhimit shënuan rënie në të gjithë sektorët në tremujorin e parë, si pasojë e masave kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT-it, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 9,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 11,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rënie me 3,8%. Indekset e shitjeve në aktivitetin energji elektrike, gaz, avull, në tremujorin e parë 2020, shënuan rënie 5,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 23,7%. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pagat shënuan rritje 13,2%. Indeksi i shitjeve në aktivitetin furnizimi me ujë dhe trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë të 2020-ës, shënoi rënie 16,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Prodhimi në volum shënoi rënie 20,6%, ndërsa punësimi shënoi rritje 2,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV