Një tjetër viktimë nga Covid-19 është shënuar në Kosovë. Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pasi ishte infektuar me koronavirus. Bëhet me dije se i moshuari gjithashtu vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i viktimave nga Covid-19 në shtetin fqinjë ka shkuar në 35, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1998.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.”- thuhet në njoftimin zyrtar./Re.Gu/Fjala.al