Blegtoria pësoi rënie në 2019/Më pak bagëti, qumësht dhe mish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2019 ishte negativ për sektorin e blegtorisë. Sipas të dhënave të Instat, vitin e kaluar u regjistrua një rënie e numrit të krerëve dhe e prodhimit për shumicën e produkteve të blegtorisë. Produkti kryesor i këtij sektori, qumështi pësoi një rënie të prodhimit me gati 3% për vitin e kaluar dhe sasia vjetore e prodhuar zbriti në 1.11 milionë tonë. Kjo rënie i detyrohet sidomos pakësimit drastik të numrit të gjedhëve. Sipas Instat, numri i përgjithshëm i gjedhëve ra në 416 mijë krerë, 11% më pak krahasuar me vitin 2018. Kjo ka një ndikim përcaktues në prodhimit e qumështit në vend, duke qenë se lopët janë mbi 85% të prodhimit.

Por, nga ana tjetër, edhe numri i bagëtive të imta pësoi rënie, me rreth 6%, si për delet, ashtu edhe për dhitë. Përveçse te qumështi, rënia e numrit të krerëve u pasqyrua edhe në prodhimin e mishit në vend, që u tkurr me 3% krahasuar me një vit më parë.

Rënie të lehtë për vitin e kaluar pësoi madje edhe numri i derrave dhe i shpendëve, çka tregon një tendencë të përgjithshme rënëse të blegtorisë në vend.

Kjo tendencë negative e blegtorisë prek në mënyrë direkte industrinë e përpunimit të qumështit, që është një ndër segmentet më të zhvilluara të agro-përpunimit në vend.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare uli masën e subvencionimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%, duke ndikuar direkt çmimin me të cilin prodhimi i tyre blihej nga fabrikat përpunuese. Kjo masë mund të ketë dhënë një ndikim negative në ecurinë e përgjithshme të blegtorisë në vend. Një faktor tjetër që po ndikon negativisht blegtorinë, ashtu si gjithë ekonominë shqiptare, mund të jetë ai demografik. Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit, por edhe vazhdimi i zhvendosjes së të rinjve nga zonat rurale drejt atyre urbane, po e gërryen forcën e punës në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë./SCAN

Të fundit

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Nga Lutfi Dervishi Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pijshëm, mungesa e...

Rrahu gardianin e burgut të Fierit, arrestohet pas tre muajsh 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me precedentë penalë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje...

Khamenei refuzoi dorëzimin pa kushte, Trump miraton planin, ende nuk jep “OK” për sulmin

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta...

Norvegjia ratifikon Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Popujve Indigjenë e Fisnorë

Më 19 qershor 1990, Norvegjia u bë shteti i parë në botë që ratifikoi Konventën 169 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) – e...

Veliaj, ironi pas seancës së fundit në GJKKO: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?

Gjykata e Posaçme një ditë më parë la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit ka bërë një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV