Cakaj: Shqiptarët në Serbi u bashkuan për zgjedhje, fond i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj tha sot se për zgjedhjet në Serbi më shumë se sa ulëset në Kuvend që do kenë shqiptarët në Lugina e Preshevës, është i rëndësishëm bashkimi.

Në një lidhje live në Skype për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Cakaj thotë se nuk pret mrekullira nga 4-5 deputetë, por është momenti për të ngritur zërin për shqiptarët aty dhe Shqipëria do të ketë një qasje tjetër për Luginën e Preshevës.

Po ashtu ai thotë se Shqipëria bashkë me Kosovën do e ngrejnë fondin e përbashkët për të financuar Luginën e Preshevës, një premtim që ka kohë që nuk është realizuar.

Çështjet që sipas Cakajt janë ëpr t’u adresuar në Luginën e Preshevës janë përfaqësia në institucionet lokale dhe qëndrore, mësimi në gjuhën shqipe, pasiviteti i adresave në Medvegjë si dhe

”Vlera themelore e kësaj lidhje ka qenë bashkimi i subjekteve shqiptare në një listë të përbashkët, dhe gjetën gjuhë të përbashkët si një faktor i vetëm politik.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk i kanë punët keq sepse janë të ndarë, por nuk mund t’i përmirësojnë pa u bashkuar.

Unë kam informacione dhe të prapaskenave që ndodhin aty, por nuk mund të flas për ulëset e mundshme në parlament derisa nuk kemi një certifikim zyrtar të zgjedhjeve. Pavarësisth numrit të ulësve, është e rëndësishme që ata u kthyen në një trup të vetëm politik, në një platformë të përbashkët karshi Serbisë.

Ata kanë arritur të përpilojnë një program politik që shteron nevojat e shqiptarëve në Serbi. Sa më shumë deputetë është aq më mirë. Por kësaj radhe është e rëndësishme që shqiptaërt folën ën një zë, dolën masivisht, dhe mbështetën platformën e përbashkët. Momenti politik është i rëndësishëm. Kjo nënkupton që ne duhet të angazhohemi për pozicionin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Nuk është lëvizje taktike elektorale, përpjekje për të unifikuar spektrin politik të Luginës së Preshevës, numri i çështjeve për të përfaqësuar shqiptarët aty është i nevojshëm. Koalicioni u arrit në fund. Më shumë se një vit kemi qenë të angazhuar dhe për të financuar Këshillin Kombëtar aty, edhe financime siç është ajo qendra multidimensionale në Bujanovc etj.

Lexo edhe :  Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç'do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

Kemi bërë dhe marrëveshje për 25 tituj të rinj shkollorë, që është shumë e rëndësishme për arsimin në shqip të shqiptarëve aty.

Unë nuk kam fare iluzione, dhe s’kam pasur, që qoftë 4 apo 5 shqiptarë në parlamentin serb do e përmbysin mënyrën e trajtimit të shqiptarëve në Serbi. Kjo nismë nuk ka filluar nga besimi jonë sipërfaqësor se me 5 deputetë do ndryshojë gjendja. Por është e rëndësishme të zhbëjmë rivalitetin brenda faktorit shqiptar. Duhet të bashkërendojmë përpjekjet tona, për të adresuar nevojat e tyer, për të pasur përfaqësi në institucionet lokale dhe qëndrore, përdorimi i simboleve kombëtare, pasivizimi i adresave, mësimi i gjuhës shqipe. Shumë shqiptarë në Serbi, në Medvegjë ngaqë janë larguar nuk kanë më të drejtë të votojnë. Lista e përbashkët është një mundësi për të ngritur zërin bashkë dhe jo të  sillen si shumësi partish.

Nuk mund të pres mrekulli, fakti që sot Shqipëria ka një qasje të ndryshe ndaj Luginës së Preshevës. Me Kosovën do të ngrejmë një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës për ta mbështetur me projekte. Nuk mund të flas për afate të shkurtëra kohore, sepse nuk premtoj dot.

Ne duhet të jemi shumë realistë për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Janë përdorur për konsum elektoral. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të kemi një marrëdhënie tjetër me Luginën e Preshevës. Shqipëria do të mbështesë përmbylljen e marrëveshjeve që shuajnë konfliktet në Ballkan. Duhet të përfundojë patjetër më njohjen reciproke, dhe për hapjen e integrimit europian të Kosovës në BE. Shqipëria është e angazhuar për më të mirën e Kosovës.

Unë do të kem një valë të gjerë të takimeve të punës në Washington.”- tha Cakaj.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit,...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Lajme të tjera

Web TV