HEC-et do paguhen më pak/Enti Rregullator miraton çmimin e ri, prodhuesit paralajmërojnë proces gjyqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike do të paguhen më pak nga qeveria për energjinë e prodhuar. Pas ndryshimit të formulës nga ana e Këshillit të Ministrave, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin e ri, që sipas vendimit do të jetë 7.448 lekë/kwh apo rreth 0.6 lekë/mwh më i ulët në raport me çmimin e miratuar në janar të këtij viti. Në muajin maj qeveria vendosi ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, një koeficient që është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15 MW shesin energjinë elektrike.

Ndërkohë që, vendimi i ERE-s është marrë në zbatim të këtij vendimi, që gjithsesi është kundërshtuar nga prodhuesit e energjisë elektrike. Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme,  që përfaqëson mbajtësit e kontratave koncesionare ky ndryshim është një goditje për investimet e kryera në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht cenohet edhe siguria juridike e kontratave koncesionare,shkruan skan.

Përfaqësuesit e shoqatës argumentuan gjithashtu, se shteti duhet të garantojë zbatimin e këtyre kontratave, ndërkohë që vendimi ishte marrë pa asnjë konsultim me ta, si palë interesi. Paralelisht, ata kanë deklaruar se çështja do të çohet në gjykatë.

 

 

Bo.Ba.fjala.al

 

 

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV